|
Kosovė: autostrada kushton 650 milion euro
Prishtinė, 7 maj 2007 - Autostrada Vėrmicė- Merdare, do tė kushtojė 650 milionė euro, ka njoftuar sot kompania qė ka bėrė projektin e kompletuar tė kėsaj rruge, Proing.
Proing, solemnisht, ia ka dorėzuar projektin e detajuar, ministrit tė Ministrisė sė Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti. Nga ana e tij, ministri Ahmeti ka thėnė se, tash puna pėr realizmin praktik tė autostradės, i mbetet kėsaj ministrie dhe vetė Qeverisė sė Kosovės.
Ministri Ahmeti ka bėrė tė ditur se autostrada, nė vijėn e saj tė shtrirjes, do tė prek 64 pėr qind tė pronės private dhe 35 tė asaj publike. Jemi shumė optimistė se, nėse nuk kemi probleme tė mėdha gjatė shpronėsimit, trasetė do tė fillojnė kėtė vit, por krejt do tė varet si do tė gjendemi me mjetet financiare, ka thėnė tha Ahmeti.
Ende nuk ėshtė pėrcaktuar ēmimi i shpronėsimeve tė tokave private nga do tė kalojė traseja e rrugės, por ministri Ahtmeti ka premtuar se shpronėsimet do tė bėhen konform ligjit, pėrkundėr spekulimeve se qė tani ka nisur tregu i pėrfitimeve nga tokat ku do tė kalojė autostrada e re. Kushdo qė do tė blejė tokė, ėshtė punė e tij se ēka paramendon por shpronėsimi do tė bėhet konform ligjit pėr shpronėsim. Megjithatė, ligji pėr shpronėsim ende nuk ėshtė miratuar nga Kuvendi i Kosovės edhe pse, tash e sa muaj, gjendet nė procedurė dhe se leximi i parė ka kaluar nė Kuvend, vitin e kaluar.
ECIKS / Telegrafi
|