|
Sindikalistėt e KEK-ut thėrrasin nė protesta tė mėdha
Prishtinė, 23 prill 2007 - Gjendja e vėshtirė nė KEK, humbjet e shtuara, ngritja e ēmimit, korrupsioni dhe keqmenaxhimi, kanė nxitur Sindikatėn e KEK-ut tė thėrras njė tubim tė madh.
Ky tubim do tė jetė gjithėpopullor dhe do tė mbahet tė mėrkurėn nė Prishtinė, kanė bėtė tė ditur drejtues tė Sindikatės sė pavarur tė KEK-ut. Nė kėtė tubim, pėrveē tjerash, do tė kėrkohet bartja e plotė e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut te Kuvendi i Kosovės.
Sindikalistėt kanė thėnė se posedojnė edhe dokumentacion mė tė cilin do tė zbulohen edhe afera tė shumta korrupsioni brenda KEK-ut dhe, nėse kompetentėt nuk ndėrmarrin diēka nė kėtė drejtim, pas 1 qershorit, Sindikata e KEK-ut do ti radikalizojė veprimet e saja.
Sipas sindikalistėve, humbjet e energjisė elektrike, nė tre muajt e parė tė kėtij viti janė shtuar nė 60 pėr qind, e njėkohėsisht ėshtė bėrė edhe ndryshimi i tarifave tė energjisė, gjė qė nuk ėshtė dashur tė bėhet.
ECIKS / Telegrafi
|