|
AKM shpalli valėn e 25 tė privatizimit
PRISHTINĖ, 18 prill 2007 Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) tė martėn zyrtarisht shpalli valėn 25 tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore (NSH). Nė listėn e tenderėve tė privatizimit tė valės sė 25-tė janė pėrfshirė 29 ndėrmarrje shoqėrore (NSH), nga tė cilat janė krijuar 45 ndėrmarrje tė reja. Tė gjitha ndėrmarrjet do tė privatizohen pėrmes spin off-it tė rregullt.
Afati i fundit pėr parakualifikim ėshtė 13 qershor 2007, ndėrsa data pėr dorėzimin e ofertave ėshtė 20 qershor 2007. Nė kėtė rreth dominojnė lokalet afariste duke filluar nga ato te Kurrizi nė Prishtinė e deri tek ato nė Zonėn Industriale tė kryeqytetit, si ndėrmarrja e re Kosova Elektro, Depoja nė Zonėn Industriale Sh.P.K. - e cila, sipas AKM-sė, u ofron blerėsve potencial pėr lokale afariste (njė kat) me pėrafėrsisht 2000 m 2 dhe oborr me njė sipėrfaqe pėrafėrsisht prej 4,200 m2 qė gjendet nė Zonėn Industriale tė Prishtinės.
Por edhe nė kėtė raund pjesėmarrje tė konsiderueshme kanė tokat bujqėsore, si ato nga Skenderaj, Deēani apo pėrgjatė magjistrales Prishtinė-Shkup. Ndėrkohė, Ferma e Bibave ėshtė ndarė nė katėr ndėrmarrje tė reja.
Veēori e kėtij rrethi ėshtė edhe fillimi i shitjes sė njėsive tė Rilindjes. Nė kėtė rreth ėshtė pėrfshirė Libraria numėr 6, me seli nė Dardani tė Prishtinės.
ECIKS / Gazeta Express
|