|
Financimi i autostradės afėr kompletimit
TIRANĖ, 15 PRILL 2007 - Hidhet hapi final pėr pėrmbylljen e procesit tė financimit tė plotė tė ndėrtimit tė autostradės Durrės Kukės - Morin. Njė organizėm mjaft i fuqishėm financiar, siē ėshtė Banka Islamike pėr Zhvillim, u bashkėngjitet partnerėve tė tjerė ndėrkombėtarė dhe Qeverisė shqiptare qė po financojnė ndėrtimin e autostradės Durrės- Kukės-Morin.
Ėshtė nėnshkruar tė shtunėn nė Tiranė marrėveshja pėr akordimin e fondit prej 35 milionė USD qė do tė pėrdoren pėr ndėrtimin e segmentit rrugor Kalimash-Rexhepaj, pjesė e autostradės Durrės-Kukės- Morin. Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar nga Ministri i Transporteve tė Shqipėrisė, Lulėzim Basha, dhe pėrfaqėsuesi i Bankės Islamike pėr Zhvillim, Faruk Miami.
Me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje pėr nga pikėpamja e organizimit tė projektit pėrmbyllet problemi i financimit tė autostradės Milot-Kukės-Morin. Ndėrtimi i aksit rrugor Fushė- Dukagjin-Rexhepaj pritet tė pėrfundojė brenda 6-mujorit tė parė tė vitit 2009, megjithėse segmenti Rexhepaj-Myē-Mamėz mund tė pėrfundojė brenda vitit 2008, pasi ky segment ėshtė financuar nė njė farė mase nga buxheti i shtetit shqiptar.
Gjashtė segmentet
E gjithė autostrada Durrės- Kukės-Morinė, prej 175 kilometrash (pėrfshirė edhe tunelin 5,65 kilometra) ėshtė ndarė nė 6 segmente:
- Segmenti i parė, Durrės-Vorė-Fushė-Krujė- Milot ka njė gjatėsi prej 59 kilometrash, konsiderohet ekzistuese dhe pjesė e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje- Perėndim (Korridori VIII).
- Segmenti i dytė, Milot-Rrėshen, ka njė gjatėsi prej 26 kilometra dhe kushton rreth 28 milionė dollarė. Investimi pėr kėtė aks do tė financohet nga Banka Botėrore dhe qeveria shqiptare.
- Segmenti i tretė,Rrėshen- Reps, ka njė gjatėsi prej 19,5 kilometėr.
- Segmenti i katėrt, Reps-Thirrė, ka njė gjatėsi prej 27 kilometrash.
- Segmenti i pestė Thirrė- Kalimash (rezervuari i Fushė- Dukagjinit), ka njė gjatėsi prej 13 kilometrash.
- Segmenti i fundit Fushė-Dukagjin- Kukės-Morin ka njė gjatėsi prej 30 kilometra dhe do tė kushtojė rreth 60 milionė dollarė.
Urat
Janė 35 ura, tė cilat do tė lidhin zinxhir komplet rrugėn nga qyteti bregdetar i Durrėsit, duke pėrshkuar katėr qytet e tjera deri nė kufirin me Kosovėn qė ėshtė Morini.
Tuneli
Nė autostradėn Rrėshen- Kalimash, prej 60,85 kilometrash, bėn pjesė edhe tuneli i ri, pjesa mė e vėshtirė e kėsaj vepre inxhinierike. Tuneli mes pėr mes Thirrė-Kalimashit do tė jetė me 4 korsi kalimi.
Vlera e projektit
Vlera e projektit 400 milionė euro do tė arrijė tė pėrfundojė kėtė projekt infrastrukturor ndėr mė gjigantėt dhe mė tė rėndėsishmit nė Shqipėri. Sipas drejtuesve tė kėtij projekti, pėrfundimi i autostradės parashikohet nė korrik tė vitit 2009.
ECIKS / Koha Ditore
|