|
AKM-ja fajėson BSPK-nė
Prishtinė, 13 prill 2007 - Zėvendėsdrejtori i AKM-sė, Ahmet Shala, ka shprehur shqetėsimin e tij rreth zhvillimeve tė fundit qė kanė ndodhur dhe po ndodhin nė BSPK. Ai tha se kėto probleme brenda BSPK-sė mund tė ndikojnė nė shpėrndarjen e fondit tė 20 pėrqindėshit tė punėtorėve, pasi, sipas tij, ėshtė BSPK-ja ajo qė pėrgatit listėn e punėtorėve qė pėrfitojnė nga ku fond.
"Ėshtė e vėrtetė se ndarja e fondit tė 20 pėrqindėshit punėtorėve ka zgjatur shumė dhe prapė po vazhdon tė zgjatet, mirėpo tensionimin e kėsaj situate do ta bėjė edhe ndarja nė dy krah e BSPK-sė, ndarje kjo e cila do tė jetė barrė e rendė pėr vetė punėtorėt", tha Shala. Ai tha se nga fondi i pėrgjithshėm i privatizimit, i cili ėshtė rreth 280 milionė euro, deri mė tash punėtorėve u janė ndarė rreth 10 milionė euro.
"Rreth 3 milionė euro tė tjera punėtorėve do t'u ndahen brenda kėtij muaji, kurse nė pėrpilim janė listat e punėtorėve edhe tė dy ndėrmarrjeve tė tjera, tė cilave u takojnė edhe rreth 2 milionė euro", tha ai. Ali Dragusha, pėrfaqėsues i Konfederatės sė Sindikatave tė Lira tė Kosovės, pranoi se ndarjet e sindikalistėve kosovarė do tė ndikojnė qė shpėrndarja e fondit tė 20 pėrqindėshit tė vonohet pėr disa ditė. "Ndoshta pėr njė kohė shumė tė shkurtėr pėr pak ditė mund tė ndikojė, por jo pėr gjatė dhe nuk do tė ketė kurrfarė pengesash nga ana e jonė", tha Dragusha..
ECIKS / Gazeta Express
|