|
FMN jep vėrejtje pėr shpenzimet buxhetore
Prishtinė, 11 prill 2007 - Zyra e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nė Prishtinė ua ka tėrhequr vėrejtjen institucioneve qeverisėse nė Kosovė se nėse do tė vazhdohet me politika tė ngjashme si deri tani tė shpenzimeve tė mjeteve buxhetore, nuk do tė ketė rritje ekonomike tė vendit. Shefi i zyrės sė FMN nė Kosovė, Edgardo Ruggiero, ka deklaruar se shfrytėzimi i njė pjese tė konsiderueshme tė mjeteve buxhetore pėr shpenzime pėr mallra dhe shėrbime, duke pėrfshirė edhe transferet sociale, nuk sjell kurrfarė zhvillimi ekonomik. "Praktikisht ata do tė vazhdojnė implementimin e politikave buxhetore, por e rėndėsishme ėshtė se ēka do tė ndodhė me ekonominė e Kosovės. Nėse ngrihen pagat dhe nuk zvogėlohet numri i tė punėsuarve, nėse nuk pėrmirėsohen shpenzimet nė transfere sociale, pjesa mė e madhe e mjeteve do tė kalojė nė ato qė ne e quajmė shpenzime tė ripėrtėritjes, pra qė nuk ndikojnė nė zhvillimin ekonomik dhe kjo nuk ėshtė mėnyrė e mirė pėr ta shpenzuar buxhetin dhe parat publike, ku edhe pėr momentin njė pjesė e madhe shkon nė kėto dy sektorė, pra nė shėrbime dhe mallra", tha Ruggiero. Ai ka deklaruar se rekomandimet e FMN-sė janė rezultat i procesit tė negocimit me qeverinė. "Atė ēka dėgjoni ėshtė vetėm maja e ajsbergut. Por, ka me shumė sesa ato qė ne diskutojmė. Ajo ēka ne brengosemi ėshtė se ēka do tė ndodhė me ekonominė. Qėllimi i rekomandimeve tona ėshtė qė tė pėrmirėsohet aftėsia konkurruese e ekonomisė sė Kosovės", tha Ruggiero.
ECIKS / Gazeta Express
|