|
Shitet Kasabanka
Nova Ljublanska Banka nuk ka marrė parasysh hetimet pėr shpėlarje parash dhe ndėrhyrjen e policisė nė Kasabankė, lidhur me Fondin Haradinaj, dhe pėrfundimisht ka blerė 50.14 pėr qind tė aksioneve nė kėtė bankė. Ndėrkohė pretendon tė blejė edhe Bankėn e Re tė Kosovės
Prishtinė, 4 Prill 2007 - Hetimet pėr shpėlarje parash dhe ndėrhyrja e policisė nė Kasabankė lidhur me Fondin Haradinaj nuk e kanė penguar Nova Ljublanska Bankėn qė tė blejė 50.14 pėr qind tė aksioneve nė Kasabankė. Tė mėrkurėn edhe zyrtarisht ėshtė nėnshkruar marrėveshja mes kėtyre dy bankave pėr shitblerjen e aksioneve, gjė qė ėshtė pritur tash njė kohė tė gjatė.
Deri mė tani sllovenėt nė KSB nėpėrmjet Faktor Bankės, kanė zotėruar 26 pėr qind tė aksioneve dhe me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje pronėsia sllovene nė kėtė bankė do tė arrijė nė 76.1 pėr qind, qė do tė thotė se pėrqindja e kapitalit kosovar do tė jetė shumė e vogėl.
Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes mori pjesė edhe drejtori i Kasabankės qė ndodhet nė arrest shtėpiak pėr shkak tė dyshimeve pėr involvim nė shpėlarje parash, Milazim Abazi.
Abazi, tė cilit iu mundėsua lirimi i pėrkohshėm nga arresti shtėpiak enkas pėr kėtė ngjarje, ka thėnė se shitja e mė tepėr se gjysmės sė aksioneve ėshtė nė tė mirė tė zhvillimit ekonomik tė vendit. Ai ka pohuar se kosovarėt rrugėn drejt Bashkimit Evropian do ta gjejnė pėrmes Sllovenisė, duke shndėrruar kėshtu ekonominė e Kosovės nė ekonomi tė orientuar kah eksporti.
Sllovenia radhitet e para sa i pėrket investimeve tė huaja nė Kosovė, qė pėr kėtė vit bashkė me licencėn pėr telefoni dhe investimin e fundit nė bankėn tonė llogarit rreth 200 milionė euro investime, ka pohuar Abazi.
Kryetar i Kėshillit tė Kasabankės, Hashim Deshishku, ka thėnė se janė tė sigurt qė kanė gjetur njė partner strategjik qė do tė ndikojė nė vazhdimin e sukseseve tė Kasabankės.
Pėr zėvendėsguvernatorin e Bankės Qendrore tė Sllovenisė, Savo Vuēiē, blerja e kėtyre aksioneve do tė thotė njė detyrė mė tepėr pėr Bankėn Qendrore Sllovene qė bashkė me Autoritetin Qendror Bankar tė Kosovės do ta kontrollojnė aktivitetin e Kasabankės. Ai ka thėnė se para dy vitesh kanė nėnshkruar njė memorandum bashkėpunimi me ABQK-nė.
Ne kemi marrėdhėnie tė mira duke pasur parasysh se edhe Factor Banka ėshtė aksionare nė Kasabank dhe pėr shkak tė kėsaj ngjarjeje ne do tė kemi marrėdhėnie edhe mė tė mira me kolegėt tanė nė ABQKnė, ka pohuar Vuēiē. Sipas tij, zgjerimi i Nova Ljublanska Bankės nė Ballkan ka pėr synim thithjen e konsumatorėve tė mėdhenj, me ērast NLB-ja do tė angazhohet nė ngritjen e kualitetit Kasabankės dhe do tė jetė e gatshme tu ofrojė shėrbime mė tė mira depozituesve.
Shefi i AQBK-sė, Michel Shvetchine, ka thėnė se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje ėshtė njė kurorėzim i suksesit tė vazhdueshėm qė ka pasur kjo bankė. Sipas tij, pėr shkak tė gjendjes aktuale tė ekonomisė sė vendit, ekziston nevoja pėr partneritet mes bankave si nga brenda ashtu edhe nga jashtė dhe ato ndikojnė nė ngritjen e sistemit bankar nė Kosovė.
Kasabank aktualisht ka 70 degė dhe nėndegė tė saja nė Kosovė dhe 150 mijė klientė. Asetet e saj vlerėsohen mbi 130 milionė euro.
Interesimi slloven pėr tė dominuar nė tregun bankar nė Kosovė nuk do tė pėrfundojė me blerjen e Kasabankės. Nova Ljublanska Banka ka nisur bisedimet edhe me Bankėn e Re tė Kosovės ku pretendon tė blejė 51 pėr qind tė aksioneve. Fillimin e bisedimeve pėr shitje tė kėsaj pjese e ka konfirmuar edhe drejtori gjeneral i BRK-sė, Albert Lumezi.
Ėshtė e vėrtetė se kemi filluar negociatat me NLB-nė pėr shitjen e njė pjese tė aksioneve, mirėpo ky ėshtė njė proces afatgjatė dhe ende nuk kemi arritur marrėveshje pėr pėrqindjen e aksioneve qė do tė shiten, ka thėnė Lumezi.
Koha Ditore
|