|
Zbatimi i strategjisė zhvillimore nis nė prill
PRISHTINĖ, 26 MARS 2007 - Drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė dhe tė Financave (MEF) dhe ish-krerėt e Sekretariatit pėr hartimin e Strategjisė dhe Planit Zhvillimor tė Kosovės (SPZH), edhe pse pranuan se kohėve tė fundit janė ngritur shumė dilema rreth asaj nėse kjo strategji do tė fillojė se zbatuari, ata theksuan se strategjia e re ska asgjė tė pėrbashkėt me nismat e tjera, dhe do tė fillojė sė zbatuari nė fund tė muajit prill tė kėtij viti. Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe i Financave (MEF), Behxhet Brajshori, tha se ėshtė i sigurt se kjo strategji nuk do ta ketė fatin e strategjive tė mėhershme, pasi, sipas tij, ėshtė momenti i fundit qė kjo strategji tė miratohet, sepse Kosova nuk ka kohė pėr tė humbur duke hartuar dokumente tė tjera.
Ndryshe, njė Strategji pėr Zhvillimin e Kosovės 2003-2008, e pati hartuar Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė (MTI), e cila nuk ka gjetur pėrkrahjen edhe tė Qeverisė. Mė pas, edhe njė grup ekspertėsh ndėrkombėtarė, ESPIG, janė pėrpjekur tė ndėrtojnė njė strategji zhvillimore pėr Kosovėn, por edhe ky projekt ka dėshtuar.
Nuk mendoj se duhet ta kėtė fatin e strategjive tė tjera. Ėshtė njė dokument qė do tė shėrbejė si bazė pėr njė periudhė mjaft tė gjatė dhe i cili do tė tregojė se nė cilin drejtim do tė shkojė zhvillimi ekonomik i vendit, tha Brajshori, i cili shpreson se deri nė fund tė muajit prill, ky dokument do tė jetė i gatshėm, kur edhe do tė paraqitet nė konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn, qė pritet tė mbahet nė fillim tė verės.
Ish-koordinatori i Sekretariatit pėr Hartimin e Strategjisė dhe Planit Zhvillimor tė Kosovės (SPZH), Muhamet Sadiku, edhe pse pranoi se kohėve tė fundit janė ngritur shumė dilema rreth asaj nėse kjo strategji do ta kėtė fatin sikur nismat tjera qė kanė pasur tė njėjtin qellim, ai tha se strategjia e re ska asgjė tė pėrbashkėt me nismat e tjera, sepse ,sipas tij, nė tė kaluarėn strategjitė zhvillimore kanė tentuar qė ti bėjnė dy deri nė tre persona, prandaj ka qenė e natyrshme qė si tė tilla edhe tė dėshtojnė. Sekretariati pėr Planin Zhvillimor tė Kosovės ėshtė shuar nė fund tė vitit 2006, kur ia ka dorėzuar Qeverisė se Kosovės draftin e hartuar pėr Strategjinė zhvillimore tė Kosovės pėr vitin 2007-2013. Strategjinė e re zhvillimore tė Kosovės, nga iniciativat e mėhershėm e dallojnė 100 gjėra, sė pari, deri te ky dokument kemi ardhur pėrmes njė procesi gjithėpėrfshirės.
Kemi zbatuar njė sėrė aktivitetesh, duke i pėrfshirė me shumė sukses tė gjitha segmentet e shoqėrisė kosovare, tha Sadiku. Ai tha se Strategjia Zhvillimore e Kosovės, e cila ėshtė hartuar nga ai dhe ekspertė tė tjerė vendorė dhe ndėrkombėtarė, nuk mundet tė dėshtojnė pasi, siē tha ai, gjatė hartimit tė kėsaj, janė mobilizuar tė gjitha resurset dhe dija konkurruese qė ekziston nė Kosovė, e jo dija e njė apo dy akademikėve, apo edhe tė dhjetė profesorėve. Sadiku tha se draftin e Strategjisė Zhvillimore tė Kosovės, ai nė fund tė vitit tė kaluar e ka dorėzuar nė Qeveri, pėrkatėsisht nė Ministrinė e Ekonomisė dhe tė Financave (MEF), e cila, sipas tij, e ka edhe pėr detyrė qė tė fillojė ta zbatojė.
ECIKS / Koha Ditore
|