|
Masat doganore shtrenjtojnė koston e jetės
Kukės, 26 mars 2007 - Masat doganore tė ditėve tė fundit nė Morin tė Kuksit, si dhe nė anėn e Kosovės nė Vėrmicė, kanė sjellė si pasojė shtrenjtimin e shumicės sė produkteve tė konsumit tė pėrditshėm pėr tregun e Kuksit, duke ēuar nė shtrenjtimin e jetesės. Masat doganore konsistojnė nė ndalimin e transportit tė mallrave tė konsideruara me pakicė dhe tė klasifikuara nė ligj si destinacion familjar, deri nė masėn 300 euro, pėr tė cilėn nuk paguhet doganė. Ky lloj trasporti kryhej ēdo ditė nga Prizreni apo qytete tė tjera nė drejtim tė Kuksit. Zbrazja e magazinave tė shumicės nė Prizren dhe transferimi nė Kukės nėpėrmjet transportit me pakicė, ka shmangur rritjen e ēmimit qė pėson ēdo mall qė transportohet nga njė shtet nė tjetrin, qė, sipas ekspertėve, asnjėherė nuk zbret nėn 20 pėr qind. Kėshtu qė ēdo mall i ardhur nga Kosova ka hyrė nė tregun e Kuksit 20 pėr qind mė lirė nga ēmund tė kushtonte. Ndėrkaq, bananet dy ditė mė parė janė rritur me 20 deri nė 35 pėr qind, kivit, mollėt, dardhėt dhe frutat e tjera janė rritur me 20 pėr qind. Por ka njė numėr artikujsh, tė cilėt, edhe pse transporti sot ndodhet nė zero tolerancė doganore, kanė ruajtur stabilitetin e deritanishėm. Mielli ka kushtuar kohėt e fundit 3.400 lek/kv dhe po aq kushtonte edhe dje nė tregun e shumicės nė Kukės.
ECIKS
|