|
Konferencė pėr ardhmėrinė e Kosovės nė Vjenė
Vjenė, 21 mars 2007 - Sot nė Vjenė ėshtė mbajtur nje konferencė me temė tė ardhmen e Kosovės. Nė konferencėn e organizuar nga Instituti pėr Regjionin e Danubit dhe Evropėn Qendrore (IDM) dhe nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) kanė diskutuar ekspertė dhe pėrfaqėsues nga lėmi i politikės, ekonomisė dhe shoqėrisė civile. Konferenca ėshtė pėrcjellur nga mbi 200 persona, nė mes tyre edhe shumė pėrfaqėsues tė korit diplomatik nė Vjenė.
Stefan Lehne, pėrfaqėsues i BE-sė nė procesin e definimit tė statusit final tė Kosovės, Veton Surroi, udhėheqės i partisė ORA dhe anėtar i ekipit tė unitetit dhe Prof. Vojislav Mitic nga Lėvizja pėr njė Serbi Evropiane fillimisht kanė paraqitur pikėpamjet e tyre pėr procesin nė tė cilin kalon Kosova sot dhe perspektivat politike pėr tė ardhmen.
Veton Surroi, nė mes tjerash, ka thėnė se takimi i fundit i pėrfaqėsuesve kosovarė dhe atyre serb me 10 mars nė Vjenė paraqet jo vetem fundin e procesit negociator pėr statusin final tė Kosovės por edhe fundin e gjithė procesit tė dezintegrimit tė ish-Jugosllavise.
Diskutimet kanė vazhduar nė tri panele, atė politik, panelin ekonomik dhe panelin pėr perspektivat e shoqėrisė. Nė panelin ekonomik, qė ėshtė organizuar nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn - ECIKS, pėrfaqėsuesi i kėsaj organizate , Kujtim Dobruna, ka paraqitur mundėsitė qė i ofron Kosova pėr investitorėt e huaj dhe ka informuar publikun pėr shėrbimet qė i ofron zyra e Agjencisė Kosovare pėr Promovimin e Investimeve nė Vjenė, zyre kjo qė implementohet nga ECIKS. Pėr gjendjen ekonomike nė Kosovė kanė folur edhe pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore, Agjencisė Austriake pėr Zhvillim dhe institucioneve tjera ekonomike nė Vjenė. Nė kėtė panel kanė qenė tė pranishėm edhe investitorė potencial nga Austria tė interesuar pėr Kosovėn
Nė panelin pėr perspektivat shoqėrore, krahas ish ministrit austriak tė mbrojtjes, Fridhelm Frischenschlager, ka diskutuar edhe Beqė Cufaj, publicist kosovar dhe themelues i Iniciativės Evropiane tė Kosovės.
Theksi nė kėtė panel tė diskutimit ishte roli i misionit tė ardhshėm tė BE-se nė Kosovėn e pas-statusit.
Komunikatė pėr shtyp e ECIKS, 21.03.2007
|