|
Wiener Städtische hyn nė Kosovė
Kompania e sigurimeve nga Vjena, Wiener Städtische Versicherung AG, planifikon tė futet nė tregun shqiptar tė sigurimeve.
Prishtinė, 19 mars, 2007 - TBIH Financial Services Group N.V. ku grupi i sigurimeve Wiener Städtische Versicherung AG Vienna mbanė shumicėn e aksioneve, ka nėnshkruar njė Memorandum tė mirėkuptimit pėr pėrvetėsimin, e sė paku 60 pėr qind tė aksioneve tė Sigma Sh.a., me seli nė Tiranė.
Kompania e sigurimeve Sigma Sh.a. ėshtė themeluar nė vitin 1998. Kjo kompani ka degėn e saj nė Maqedoni dhe filialin nė Kosovė, me rreth 160 tė punėsuar.
Sigma Sh.a. ia mundėson Vienna Insurance Group hyrjen e hershme nė tri tregje tė sigurimeve me potencial pėr arritje tė mėdha. Kompania amė ėshtė grupi i dytė mė i madh i sigurimeve nė Shqipėri dhe veēse ėshtė e pozicionuar mirė nė treg, ka komentuar Günter Geyer, shef ekzekutiv i Wiener Städtische Versicherung AG Vienna Insurance Group.
Me kėtė transaksion Vienna Insurance Group arrin edhe njė zgjerim gjeografik. Ne do tė jemi tė pranishėm nė madje 20 shtete, duke dėshmuar njė pozitė unike tė tregut nė rajonin dinamik tė Evropės Lindore dhe Jugore, tha ai.
Nė vitin 2006, Sigma Sh.a. ka gjeneruar njė volum prej rreth 15 milionė eurosh nė tė tri shtetet. Fokusi kryesor ėshtė sigurimi i mjeteve motorike. Nė Shqipėri, Sigma Sh.a. ka rreth 19 pėr qind tė tregut dhe si rrjedhojė radhitet shkėlqyeshėm nė vendin e dytė tė tregut. Me 25 filiale si dhe agjentė nė tė tri shtetet, Sigma Sh.a. posedon njė rrjet shpėrndarės gjithėkombėtar.
Nė vitin 2005, tregu i sigurimeve shqiptare ka shėnuar vėllimin e pėrgjithshėm prej 32 milionė eurosh.
ECIKS
|