|
BERZH-i kėrkon projekte konkrete nga kosovarėt
Prishtine, 16 mars 2007 - Zyrtarėt e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim gjatė njė takimi tė sotėm me afaristėt kosovarė, qė ėshtė mbajtur nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, kanė kėrkuar nga komuniteti i biznesit tė jetė mė aktiv nė paraqitjen e projekteve konkrete.
Zyrtari i BERZH-it, Kenji Nakazawa, ėshtė shprehur para komunitetit tė biznesit, se kjo bankė ėshtė prezente nė mėnyrė aktive qė prej disa vitesh nė Kosovė, mirėpo ėshtė shumė e rėndėsishme qė biznesi tė ketė projekte konkrete dhe tė realizueshme. Nakazawa kėrkoi projekte konkrete nga afaristėt, nė mėnyrė qė tju lejohen fonde nga kjo bankė.
Ndėrkaq kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj, ka deklaruar se pret aktivizimin e komunitetit tė biznesit nė kėtė drejtim: Nė tė ardhmen presim qė komuniteti i biznesit tė jetė mė aktiv nė paraqitjen e projekteve konkrete, tha ai.
Ne, siē u shpreh Beqaj, u morėm vesh me BERZH-in qė OEK-u tė koordinojė komunikimin me biznesin nė mėnyrė qė edhe ata tė kenė mė tė lehtė, por edhe BERZH-i tė ketė njė komunikim tė drejtpėrdrejt me neve pėrmes biznesit.
Biznesmenėt kosovarė me kėtė rast janė njoftuar pėr sektorėt pėr tė cilat mund tė sigurohen fondet dhe pėr procesin e paraqitjes sė kėrkesės.
ECIKS / Telegrafi
|