|
16 grupe mallrash lirohen nga taksat doganore
Prishtine, 15 mars 2007 - Gjashtėdhjeteshtatė grupe mallrash, qė pėrdorėn pėr prodhim nė Kosovė, janė liruar nga taksat doganore me rregulloren e re tarifore doganore, qė ka filluar tė zbatohet mė 1 mars, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e Doganave.
Mallrat e liruara nga taksat doganore janė kryesisht lėndė e parė dhe materiale ndėrtimore, pėrfshirė kėtu edhe makinat bujqėsore, ka bėrė tė ditur sot nė njė konferencė pėr media, Bashkim Arifi, zėvendėsdrejtor i Doganave.
Kjo listė ėshtė rezultat i bashkėpunimit tė Departamentit Qendror tė Doganave me MTI-nė dhe me komunitetin e biznesit. Importuesit tashmė do ta kenė listėn e mallrave dhe prej aty do tė orientohen pėr ēdo mall qė ata importojnė, nėse ėshtė i liruar apo jo nga tarifa doganore.
Nė qoftė se dikush importon ndonjė lloj malli tė caktuar mjafton tė shoh nė listė se a lirohet ai mall apo jo nga taksa doganore, ka thėnė Arifi, pėr tė sqaruar se, prej fillimit tė kėtij viti, janė importuar grupe mallrash qė pėrdoren pėr prodhim nė vlerė prej 70 mijė eurosh ndėrkaq, implikimet buxhetore kanė qenė 700 mijė euro.
Ndėrkaq, zyrtari i lartė i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Andreas Vitkovski, tha se kjo rregullore ėshtė hartuar nė mėnyrė qė prodhuesit vendorė tė investojnė dhe tė jenė mė garues.
Qėllimi ėshtė qė tė importohen grupe mallrash qė janė mė tė lira dhe pėrdorėn pėr prodhim nė mėnyrė qė prodhuesit kosovarė tė investojnė dhe tė prodhojnė produkte tė tyre me tė cilat do tė jenė mė garues nė treg, tha ai, duke shpjeguar se rregullorja e re 2007/12 do tė zbatohet nė tė gjitha pikat doganore, pėrfshirė edhe veriun e Kosovės.
ECIKS / Telegrafi
|