|
Aeroporti: procesi i koncesionit, i pashmangshėm
Prishtinė, 12 mars 2007 - Ekspertė nga Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), kanė nisur ta hartojnė programin propozues pėr dhėnien me koncesion tė Aeroportit Prishtinės.
Njėri nga ekspertėt e USAID-it, ka deklaruar pėr televizionin RTV21, se nė rend tė parė janė nė kėrkim tė partneritetit ndėrmjet kompanive private.
Ky proces nė fakt nuk ėshtė shitje e Aeroportit tė Prishtinės dhe as privatizim i tij, por ėshtė njė mbledhje e dy llojeve tė shkathtėsive menaxhuese. E para ėshtė qeverisja e mirė duke e ndihmuar tėrė kėtė proces qė tė jetė mė afėr standardeve evropiane. E dyta ėshtė se asetet ekzistojnė, duke pėrfshirė edhe beneficionet pėr buxhetin e Kosovės dhe gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se do tė shohim njė ristrukturim gjeneral nė kėtė proces, ka thėnė ky ekspert nga USAID-i.
Menaxhmenti i Aeroportit tė Prishtinės, mendon se nevojiten studime tė kėtij procesi, pėr tė mos dėshtuar. Ata thonė se sukseset nė kėtė proces janė tė mundshme nė rast se shkon si duhet. Ndėrkaq, sindikalistėt janė skeptik. Ata kanė frikė se ky proces do tė rezultoi me humbje tė vendeve tė punės. Ndėrsa nė Aeroport punojnė rreth 600 punėtorė.
Eksperti nga USAID-i, premton se ky proces mundėson zhvillimin e kompanisė dhe pėr punėtorė do tė ketė vend nėse janė tė vyeshėm.
ECIKS / Telegrafi
|