|
Fondi i privatizimit mund ta ndėrtojė autostradėn Prishtinė-Durrės
Prishtinė, 27 shkurt 2007 - Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ka pritur sot shefin e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Paul Acda, me tė cilin ka biseduar rreth zgjidhjes sė disa problemeve tė MTPT-sė qė lidhen me AKM-nė, pėrkatėsisht me Shtyllėn e Katėrt tė UNMIK-ut.
Nė kėtė takim, siē bėn tė ditur agjencia e lajmeve Telgrafi.com, ėshtė kėrkuar mundėsia qė mjetet e fondit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė destinohen pėr ndėrtimin e autostradės Prishtinė-Durrės.
Shefi i Shtyllės sė UNMIK-ut, Paul Acda, parimisht u pajtua me kėtė ide tė Ministrit Ahmeti, duke nėnvizuar edhe nė takimin me gazetarė se, zhvillimi i infrastrukturės rrugore, ėshtė e ardhmja e Kosovės.
Acda e ka njoftuar ministrin Ahmeti gjithashtu rreth kėrkesės sė tij, tė bėrė kohė mė parė, qė tė ndikohet te autoritetet serbe nė Beograd qė tė mos keqtrajtohen transportuesit qė kalojnė nėpėr territorin e Serbisė. Ai tha se me gjithė vullnetin e tij qė tė tejkalohet ky problem, ai nuk ka arritur ta zgjidhė atė me Qeverinė e Serbisė, pėr shkak tė rrethanave aktuale politike nė atė vend.
Acda, gjatė takimit, ka marrė premtimin e ministrit Ahmeti qė MTPT-ja shumė shpejt do ti propozojė anėtarėt e bordeve menaxhuese nė PTK, Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės dhe nė Bordin e Hekurudhave, pra nė kėto ndėrmarrje publike tė cilat, pas bartjes sė kompetencave, do tė menaxhohen nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit tė Kosovės.
ECIKS/Telegrafi.com
|