|
IPKO NET kryen obligimet financiare
Prishtinė, 22 shkurt 2007 - Pagesėn e shumės prej 75 milionė euro, konsorciumi Telekom Slovenia - Ipko Net, e bėri tė ditur pėrmes njė komunikate, nė tė cilėn thuhet se ashtu siē ishte premtuar, ky konsorcium sot ka kryer obligimin financiar ndaj ART-sė dhe Qeverisė se Kosovės.
Lidhur me ankesėn e Mobilkom-it austriak, shefi i ART-sė Anton Berisha tha se do t'i marrin nė shqyrtim tė gjitha ankesat. Ndryshe, me dėshtimin e Kosmocellit pėr ti paguar 81 milionė euro, Buxheti i Kosovės ėshtė dashur t'i pėrfitojė rreth 16 milionė euro. Sipas procedurave tė tenderit, nėse fituesi dėshton tė paguajė komplet paratė, do t'i humbin 20% tė parave tė depozituara si garancion. Por, shefi i ART-sė nuk ishte i sigurt a ka garancion bankar pėr 16 milionė euro tė Kosmocell-it, edhe pse sipas rregullave tė pakos tenderuese, njė gjė e tillė duhet tė ekzistoj. Berisha tha se ai nuk ėshtė marrė me kėtė ēėshtje, por njė departament tjetėr nė kuadėr tė ART-sė. Megjithėkėtė, Anton Berisha u shpreh i gatshėm qė Buxheti i Kosovės tė mos pėrfitojė 16 milionė euro, ngase ai nuk ėshtė pėr ndėshkime.
Ndėrkohė, gazetat sllovene kanė shprehur dyshimin se Telekom Sllovenia ėshtė marrė vesh me Ekrem Llukėn qė tua liroj punėn pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile. Pronari i kompanisė "Dukagjini", la tė hapur mundėsinė, qė nesėr tė deklarohet pėr kėtė ēėshtje.
ECIKS / RTKLIVE
|