|
Rritet kapitali i bankave nė vend
Prishtinė, 21 shkurt - Nė fund tė vitit tė kaluar, kapitali i gjashtė bankave komerciale qė operojnė nė vend ka arritur nė 105 milionė e 816 mijė euro. Pėr dallim nga shtatori i vitit tė kaluar, kur kapitali i bankave nė vend ishte 98 milionė e 372 mijė euro, nė fund tė vitit 2006 kapitali i bankave ėshtė rritur pėr 7 milionė e 500 mijė euro. Rritje mė e madhe e kapitalit vėrehet te bankat me kapital tė huaj, "Raiffeisen Bank" dhe "Pro Credit Bank". Pėr dallim nga shtatori, kėto banka nė fund tė vitit tė kaluar kanė rritur kapitalin pėr 6 milionė e 431 mijė euro, duke arritur nė 69 milionė e 965 mijė euro. Ndėrsa bankat me kapital vendor, nga 34 milionė e 782 mijė euro, sa kanė pasur totalin e kapitalit nė shtator tė vitit tė kaluar, nė fund tė vitit e kanė kapitalin 35 milionė e 853 mijė euro. Pėrveē "Raiffeisen Bank" dhe "Bankės pėr Biznes", tė cilat i kanė ndryshuar aksionet nė bankė nė fundvitin e kaluar, te bankat tjera qė veprojnė nė vend aksionet nuk janė ndryshuar. Pėr dallim nga nėntori i vitit tė kaluar, nė fund tė vitit aksionet nė "Raiffesien Bank" janė rritur pėr 5 milionė 250 mijė euro, ndrysa nė "Bankėn pėr Biznes" nė po tė njėjtėn periudhė aksionet janė zvogėluar pėr 492 mijė euro.
ECIKS / Gazeta Lajm
|