|
Vazhdon me ritme tė shpejta autostrada Durrės-Morin
Tiranė, 19 shkurt 2007 - Autostrada Durrės - Morin vazhdon tė ndėrtohet me ritme tė shpejta. Tashmė ėshtė inauguruar edhe fillimi i punimeve nė segmentin e tretė, Milot-Skuraj, pjesė e projektit Milot- Rrėshen, nė tė cilin pėrfshihet edhe ndėrtimi i dy segmenteve tė tjerė, Skuraj-Rubik me njė gjatėsi 9 km dhe Rubik-Rrėshen me njė gjatėsi 8 km, kap vlerėn totale pėr tė tre segmentet e kėtij aksi rrugor, prej 41 milionė dollarė. Projekti ėshtė i financuar nga Banka Botėrore, OPEC (pėr segmentin e tretė) dhe qeveria shqiptare. Punimet priten tė pėrfundojnė nė janar tė vitit 2009, vit nė tė cilin pritet tė pėrfundojė edhe ndėrtimi i tėrė autostradės qė do tė lidh Shqipėrinė me Kosovėn. Ndėrkohė, nė anėn e Kosovės nuk ka filluar asnjė punim konkret.
ECIKS / gazeta Express
|