|
Kosova rrezikon kthimin e dyfishtė tė borxhit
Prishtinė, 17 shkurt 2007 Kėshilltari pėr ēėshtje ekonomike i kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, nė njė bisedė pėr KosovaLive theksoi se nėse institucionet vendore nuk i krijojnė instrumentet mbrojtėse pranė Dhomės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme, Kosova lehtė mund tė pėrballet mė rrezikun e kthimit tė dyfishtė tė borxhit tė jashtėm. Ai tha se ndaj Kosovės me kėtė rast do tė paraqiten dy kreditorė, do tė paraqitet kreditori burimor si kreditor sovran, i cili do tė kėrkojė kthimin e borxhit nga Qeveria e Kosovės, sipas marrėveshjes me Serbinė apo vendimit tė arbitrit dhe ekziston mundėsia tė paraqitet edhe ndonjė bankė e Serbisė, me kėrkesė pranė Dhomės Speciale tė Gjykatės Supreme, gjė qė do ta ngarkonte Kosovėn dy herė me barrė tė borxhit.
Ėshtė njė dallim nė mes tė borxhit sovran, i cili i takon borxhit tė marrė nga kreditori origjinal dhe borxhit komercial, i cili ėshtė marrė si borxh nga njė kreditor i jashtėm (Banka Botėrore, Klubi i Parisit ose Klubi i Londrės), pėrmes ndonjė banke tė Serbisė, tha ai duke shtuar se me kėtė rrezik tė kthimit tė dyfishtė tė borxhit, Kosova mund tė pėrballet nėse institucionet vendore nuk krijojnė instrumentet mbrojtėse pran Dhomės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės. Serbia ka nėnshkruar marrėveshje me klubin e Parisit dhe tė Londrės dhe me Bankėn Botėrore pėr rikonsolidimin e borxhit tė jashtėm, me ēka ka pėrfituar shlyerje tė borxheve prej 66 pėr qind nga ana e klubit tė Parisit dhe 62 pėr qind nga klubi i Londrės.
Nė kėtė shlyerje hyjnė edhe borxhet e Kosovės. Por, ekziston rreziku qė bankat serbe tė kėrkojnė 100 % tė kėtij borxhi, si borxh komercial, ndėrsa kreditorėt origjinalė tė kėrkojnė 34 %, pėrkatėsisht 38 % si borxh sovran. Pėr kėtė, tha ai, institucionet e Kosovės kanė bėrė vėrejtje te ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė. Kėshilltari pėr ēėshtjet ekonomike i kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, i cili njėherėsh ėshtė edhe anėtar i Ekipit Negociator tė Kosovės, tha se pėrkundėr faktit qė Kosova ka shprehur gatishmėrinė qė ti pranojė borxhet e jashtme, pala kosovare gjatė bisedimeve nė Vjenė ėshtė deklaruar se nuk do tė pranojė borxhet e jashtme, tė cilat i pėrkasin periudhės kohore, nė mes tė viteve 198999. Sipas tij, gjatė kėsaj periudhe kohore, Kosova pėr shkak tė okupimit nuk ka qenė nė gjendje tė menaxhojė me asetet, kurse kthimi i borxheve lidhet me asetet.
ECIKS / KosovaLive
|