|
Gjermania ēmon energjetikėn kosovare
Prishtinė, 14 shkurt 2007 - Shefi i Zyrės gjermane nė Prishtinė, Eugen Wollfarth ka deklaruar se zhvillimi i sektorit energjetik nė Kosovė ėshtė njė element esencial pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Ai gjatė njė vizite qė i ka bėrė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) eklaroi se qėllimet e qeverisė gjermane nė Kosovė janė tė fokusuara me shumė nė aspektin e zhvillimit ekonomik tė vendit, por pa pėrjashtuar edhe ēėshtjet tjera. Wollfarth tha se krahasuar me vitet e kaluara, kushtet e punės nė termocentralet e KEK-ut nė Kastriot janė nė pėrgjithėsi dukshėm me tė mira. "Energjetika ėshtė njė element kyē pėr shoqėrinė dhe pėr industrunė e Kosovės. Ėshtė faktor shumė i rendėsishėm i jetės publike nė kėtė vend. Qėllimėt tona janė tė fokusuara nė aspektin zhvillimor dhe komercial. Jam shumė i impresionuar me punėn qė po bėhėt nė kėto termocentrale", tha shefi i Zyrės gjermanė nė Kosovė, Eugen Wollfarth. Shefi i Zyrės gjermane gjatė njė vizite qė ai u ka bėrė termocentraleve tė Kosovės ka deklaruar se kjo vizitė i ka lėnė mbresa shumė tė mira. "Pėrkushtimi dhe puna qė pashė kėtu janė mjaft mbresėlenėse. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme nė planifikimin e sė ardhmes sė Kosovės", tha Wollfarth. Ndėrkaq, drejtorja e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu tha se KEK-u gjatė kėtyre ditėve ka bėrė njė punė tė mirė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė furnizimit tė qytetarėve me energji elektrike. "Vetėm nė muajin e kaluar besueshmėria e blloqeve ka qenė 100 pėr qind. Kjo nuk ėshtė e rastėsishme, mirėpo ėshtė rezultat i njė pune me pėrkushtim tė punėtorėve tė KEK-ut", tha ajo. Sa u pėrket rezervave tė thėngjillit, ajo tha se KEK-u ka rezerva tė mjaftueshme tė thėngjillit pėr ēdo krizė eventuale energjetike qė mund tė shkaktohet.
ECIKS / Gazeta Express
|