|
Kosmocell do tė menaxhohet nga kosovarėt
PRISHTINĖ, 15 shkurt 2007- Brenda katėr muajve qytetarėt e Kosovės do tė kenė nė dorė numrat e rinj tė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile, ka deklaruar drejtori i kompanisė Kujtesa, Arbėr Arifi, kompania e tė cilit ėshtė njė nga partnerėt kryesorė tė konsorciumit Kosmocell, fitues tė tenderit pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė.
Arifi ka thėnė se tė gjitha shėrbimet qė do tė ofrohen do tė jenė 25 pėr qind mė tė lira se operatori aktual Vala. Pas pėrfundimit tė fazės gjatė sė cilės kompanitė kanė tė drejtė qė tė parashtrojnė ankesa, qė zgjat njė muaj dhe pasi ta bėjmė pagesėn pėr licencė dy javė, do tė nisim menjėherė me punėt nė fazėn zero, ka thėnė Arifi duke shtuar se ata kanė paraparė qė ajo tė pėrfundojė pėr katėr muaj. Pas fazės sė parė tė implementimit tė rrjetit, apo fazės zero, e cila ka pėr objektiv mbulimin e Prishtinės dhe Aeroportit me rrjet tė telefonisė mobile, me pėrfundimin e asaj faze do tė lėshohen nė pėrdorim edhe numrat e parė tė telefonit.
Nė krahasim me operatorin Vala, Kosmocell premton se do tė zgjerojė pakon e shėrbimeve pėr konsumatorėt deri nė pagesa pėrmes telefonit. Nuk do tė jetė thjesht njė aparat me tė cilin mund tė bisedohet, por do tė ofrojmė shėrbime tė tjera si kryerjen e pagesave tė ndryshme me telefon, premton Arifi. Sipas tij motoja e suksesit tė njė produrti ėshtė gjithmonė kompromisi nė ēmim dhe kualiteti mė i mirė, kėshtu qė fillimisht shėrbimet e Kosomocellit do tė jenė 25 pėr qind mė tė lira se ato tė Valės. Kujtesa dhe kompania Dukagjini e Ekrem Llukės, janė pronare tė 50 pėr qind tė aksioneve tė konsorciumit, me nga 25 pėr qind secila, qė u jep pėrparėsi ndaj partnerėve tjerė sa i pėrket menaxhmentit. Njė ndėr pikat mė tė forta tė konsorciumit tonė ėshtė se menaxhmenti do tė jetė kosovarė, nė krahasim me konsorciumet tjera ku ana kosovare ka qenė pakicė, vetėm sa pėr tI marrė 20 pėr qind tė pikėve tė tenderit, thekson Arifi. Ai pohon se partnerėt tjerė tė kėtij konsorciumi, Eutelia, nga Italia, Capital Management kompani italiano amerikane, CSC, nga Amerikane dhe OMNI po ashtu operator nga Amerika, tė gjitha sė bashku kanė nė pronėsi 50 pėr qind tė aksioneve. Gjithashtu Arifi thekson se pėrparėsi tjetėr e kėtij konsorciumi ėshtė se rrjeti i kompanisė Kujtesa mbulon 85 pėr qind tė territorit kosovar, i cili do tė shfrytėzohet edhe pėr telefoninė mobile.
Sa i pėrket prefiksit qė do tė shfrytėzohet nga Kosmocell, bėhet e ditur se deri nė implementimin e licencės pėr operatorin e dytė, Kosova do tė arrijė tė sigurojė prefiksin e vet, mirėpo nėse deri nė atė kohė nuk sigurohet prefiksi kosovar atėherė Kosmocell do tė shfrytėzojė prefiksin e partnerit Italian Eutelia.
ECIKS / Marrė nga Koha Ditore
|