Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Qeveria ka mundėsi tė shpejtojė ndėrtimin e autostradės


PRISHTINĖ, 15 shkurt 2007- Shtyrja e fillimit tė punėve rreth pjesės kosovare tė autostradės Prishtinė - Durrės nga Ministria e Transportit arsyetohet me mosmiratimin e ligjeve tė duhura, por burime tė gazetės thonė se Qeveria nė rastin e autostradės ka mundur tė veprojė njėjtė si me Haden, ta shpallė zonė me interes tė veēantė. Projekti mė i madh rrugor qė ka pasur Kosova ndonjėherė, autostrada Prishtinė - Durrės, ka nisur gati pesė vjet mė parė, por ka mbetur peng i mosmiratimit tė disa ligjeve, siē ėshtė ai pėr shpronėsimin e proave dhe ai mbi shpalljen e zonave tė interesit. Kėshtu sė paku arsyetohen zyrtarėt e Ministrisė sė Transportit dhe Postė- Telekomunikacionit (MTPT), tė cilėt thonė se “patjetėr duhet pritur miratimin e kėtyre ligjeve”.

Burime tė “Kohės Ditore” bėjnė tė ditur se MTPT-ja ka mundur qė ta shpallė kaherė vendndėrtimin e autostradės si zonė tė interesit, ashtu siē ka ndodhur me rastin e Hades. Ndėrkohė qė hezitimi pėr ta shpallur kėtė zonė interesi ka ndikuar qė nė kėtė zonė tė intensifikohen ndėrtimet pa leje. “Jo nuk kemi mundur ta bėjmė kėtė. Rasti i Hades ka qenė i veēantė”, ėshtė arsyetuar Shefki Ukaj, kėshilltar politik dhe zėdhėnės nė Ministrinė e Transportit. Megjithatė, zyrtarėt e MTPT-sė deklarohen se “shpresojnė se guri i themelit kėsaj autostrade do t’i vihet gjatė kėtij viti”.

Nė anėn tjetėr, Ukaj pohon se shumė shpejt do tė shpallet tenderi pėr identifikimin e pronės, e cila i hap rrugė eksproprijimit tė tokave nga do tė kalojė autostrada. Ai bėn tė ditur se autostrada do tė ketė 116,52 kilometra dhe do tė prekė dy pika kufitare, do tė ketė nėntė kyēje, 105 ura dhe 3 tunele me mė pak se 5 kilometra. Kjo autostradė do tė jetė pjesė e rrjetit rrugor tė Evropės Juglindore dhe njihet si rruga 7, e cila do tė lidhė Kosovėn me pjesėt e tjera tė Ballkanit Jugor. Nga jugu me portin e Durrėsit nė Shqipėri, e njohur si korridori 8 dhe nga veriu me Nishin, pėrkatėsisht me korridorin 10, si korridor panevropian.

Zyrtarėt e MTPT-sė vlerėsojnė se me rritjen e kapaciteteve tė portit tė Durrėsit, korridoret do tė kenė potencial pėr lidhje ekonomike tė vendeve tė Ballkanit Jugor me detin Adriatik dhe vendet e Mediteranit. Pėr Kosovėn krijimi i korridorit ka njė potencial tė rritjes ekonomike sė bashku me vendet e tjera tė Ballkanit dhe BE-sė, thonė nė MTPT. Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie deklaron se Fondacioni i Bashkimit Evropian pritet tė ndajė pėr kėtė projekt, i cili konsiderohet si nacional dhe rajonal, 120 mijė euro. Ndėrkohė qė autostrada Prishtinė - Durrės, nėpėrmjet Vėrmicės do tė lidhė Zhurin, Prizrenin, Suharekėn, Duhlėn, Carralevėn, Shtimen, Lipjanin, Prishtinėn, Podujevėn e deri nė Merdar, nė pikėn kufitare Kosovė - Serbi.

“Kjo autostradė lidh Kosovėn me rrjetin ndėrkombėtar tė infrastrukturės rrugore dhe me rrjetin rajonal, sipas standardeve ndėrkombėtare”, deklaron Ukaj. Ai pohon se kompania daneze COĖI tashmė ka pėrfunduar fizibilitetin e trasesė nga kalon autostrada dhe se ky studim kishte pėr qėllim tė joshte investimet e mundshme nė tė ardhmen, nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe tė organizmave tė tjera financiare ndėrkombėtare. Ndėrsa, sipas tij, paralelisht me studimin pėr arsyeshmėrinė ekonomike janė kryer edhe punėt teknike nė shqyrtimet gjeomekanike tė pronave tė trasesė, ku janė objektet nė rrugė, projektimi i urave, mbikalimeve-urave nė trase, mureve mbrojtėse, tombinave etje, analizave sizmike. Sipas tij, meqė buxheti i Kosovės ėshtė shumė i limituar, sipas tė gjitha gjasave ndėrtimi i autostratės Prishtinė-Durrės do t’u jepet me koncesion atyre investitorėve qė ofrojnė kushte mė tė mira. “Nėse tė gjitha punėt shkojnė ashtu sic janė planifikuar besojmė se nė muajin gushtshtator do t’i vihet gurthemeli kėsaj autostrade”, thotė ai, duke rikujtuar se projekti ėshtė hartuar, identifikimi dhe shpronėsimi i pronave ėshtė nė proces, ndėrsa problem kryesor mbeten financat.

ECIKS / Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail