|
Kosova C kalon nė fazė tjetėr
Prishtinė, 13 shkurt 2007 Brenda muajit mars, komiteti drejtues pėr ndėrtimin e termocentralit "Kosova C", pėrmes tenderit do tė pėrzgjedhė tri kompani qė do tė ndihmojnė nė tenderin pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri, i cili do tė prodhojė 2100 megavat orė energji elektrike.
Ministri i Energjisė dhe Minierave, Et'hem Ēeku, tha se kompanitė qė do tė pėrzgjidhen do tė jenė pėr kėshilltarė dhe transaksione financiare, kompania pėr kėshilltarė ligjorė dhe kompania pėr ēėshtje mjedisore." Ato do tė japin kontributin e tyre qė tenderi pėr ndėrtimin e termocentralit tė shkojė ashtu siē ėshtė paraparė". Sipas Ēekut, nė fund tė kėtij vitit do tė pėrzgjidhet edhe kompania e cila do tė ndėrtojė termocentralin.
Ndėrkaq, nė vitin 2008 do tė nisin negociatat pėr tė pasuar mė pas ndėrtimi i tij. Ministri Ēeku tha se ndėrtimi sa mė i shpejtė i termocentralit tė ri do tė shpėtojė Buxhetin e Kosovės, ngase sipas tij aty pėr ēdo vit po investohen shuma tė mėdha tė mjeteve."Prej vitit 1999 e deri mė tash nė KEK janė investuar rreth 440 milionė euro, mjete kėto tė Buxhetit tė Kosovės. Nėse nuk bėjmė zgjidhje, ne do tė shpenzojmė edhe mė shumė mjete dhe nuk do tė kemi energji. Pėr ēdo vit nė KEK investojmė rreth 70 milionė euro", tha ai , gjatė njė takimi me anėtarė tė komisionit pėr Ekonomi, Industri Energjetikė, ku temė e takimit ishte njoftimi me ecurinė e punėve pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri. Edhe Lorik Haxhiu, nga Ministra e Energjisė dhe Minierave, tha se pėr ēdo vit nė Kosovė ka rritje tė konsumit prej 8.4 pėr qind. Sipas tij, nė vitin 2025 do tė dalin nga prodhimi edhe termocentrali "Kosova A", por edhe termocentrali "Kosova B". Do tė mbetet nė prodhim vetėm termocentrali "Kosova C". As ministri Ēeku, por as kėshilltaret e tij nuk kanė dhėnė zgjidhje konkrete pėr furnizim me energji elektrike deri nė vitit 2012, atėherė kur planifikohet tė nisė prodhimi i blloqeve tė para tė "Kosovės C".
ECIKS / Gazeta Lajm
|