|
81 mil. nga licenca tė pėrdoren pėr investime kapitale
Prishtinė, 8 shkurt 2007 - Qeveria e Kosovės ka vlerėsuar procesin e pėrmbylljes sė tenderit tė telefonisė mobile, nė mbledhjen e sė mėrkurės, si njė proces transparent dhe tė pėrfunduar me dinamikėn e paraparė. "Nė pėrzgjedhjen e kompanisė fituese 'Kosmocell'-in, Qeveria ka marrė vlerėsime pozitive edhe nga UNMIK-u. 81 milionė eurot qė do tė paguhen nga "Kosmocell", Qeveria do t'i pėrdorė pėr investime kapitale", tha Bedri Gashi, drejtor i zyrės pėr informim nė Kryeministri. "Nuk kemi pritur qė do tė na vijnė tė hyra 81 milionė euro nga licenca, por rreth 60 milionė.
Pėr ne kjo shumė ėshtė e mirėseardhur", tha Haki Shatri, ministėr i Ekonomisė dhe Financave. Sipas tij, nėse u lejohet, Qeveria do tė rrisė shpenzimet. "Pėrmes procedurave do tė shohim se nė ēfarė projekte do tė investojmė". Gjithashtu njė ditė pas shpalljes sė fituesit tė tenderit tė dytė telefonisė mobile, nė Autoritetin Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), asnjėra prej kompanive dhe konzorciumeve qė kanė marrė pjesė nė tenderin pėr operator tė dytė, tė cilat humbėn, nuk kanė parashtruar ankesė rreth procedurės sė shpalljes sė fituesit tė kėtij tenderi.
ART-ja ka shpallur tė martėn fitues tė tenderit pėr operator tė dytė mobil, konzorciumin "Kosmocell", nė pėrbėrje tė tė cilit ėshtė korporata "Dukagjini", nė krye tė sė cilės ėshtė Ekrem Lluka nga Peja, kompania "Kujtesa" nga Prishtina, si dhe njė operator Italo-Amerikan. "Deri mė tani nuk ėshtė dorėzuar asnjė ankesė nga kompanitė dhe konzorciumet pjesėmarrėse tė tenderit, lidhur mė vendimin pėr shpalljen e konzorciumit "Kosmocell" fitues tė tenderit pėr operator tė dytė mobil", tha Mirlinda Bivolaku, zėdhėnėse e ART-sė. Sipas procedurave nė fuqi, kompanitė apo konzorciumet qė kanė konkurruar nė kėtė tender, e tė cilat nuk kanė arritur qė tė fitojnė tenderin, kanė tė drejtė ankese dhe afati kohor qė tė dorėzojnė ankesat e tyre nė ART ėshtė njė muaj.
Nė tenderin pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile kanė konkurruar katėr kompani: operatori "Mobilkom" nga Austria, konzorciumi "Telekom Slovenija", "Team Kosova" dhe "Kosmocell". Konzorciumi "Kosmocell" pėr tė marrė licencėn e veprimit si operator i dytė mobil nė vend, ka ofruar shumėn prej 81 milionė eurosh. Sipas Bivolakut, kompania "Kosmocell", i ka dy javė afat pėr ti deponuar paratė. Sipas saj, ART-ja duhet t'i propozojė dhe finalizojė kushtet e licencės, ndėrsa nėnshkrimi i licencės ėshtė faza finale e kėtij procesi.
"Pagesa nuk ėshtė problem dhe ajo do tė bėhet nė kohė nė mėnyrė qė sa mė shpejt tė merret licenca dhe tė fillohet puna", tha Ekrem Lluka pėr "Lajm".
Kjo ėshtė hera e dytė qė korporata "Dukagjini" shpallet fituese e tenderti tė telefonisė mobile. Ajo ishte shpallur fitues e tenderit tė kaluar, por tenderi ishte anuluar pėr shkak tė dyshimeve pėr parregullsi.
ECIKS / Gazeta Lajm
|