|
Dy ndėrmarrje shiten pėr 6,5 milionė euro
Prishtinė, 31 janar 2007 Ndėrmarrjet shoqėrore "Morava e Binēes" nga Gjilani dhe "Mulliri" nga Fushė- Kosova u shitėn tė mėrkurėn nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM), pėrmes "spin-off"-it special pėr rreth 6,5 milionė euro. Kjo ėshtė bėrė e ditur gjatė ceremonies sė rrethit tė dytė tė hapjes sė ofertave, ku pėr kėto dy ndėrmarrje kishin ofertuar gjashtė konkurrentė.
Ofertuesi fitues pėr ndėrmarrjen shoqėrore "Morava e Binēes" nė Gjilan, e cila merret me pėrpunimin e zhavorrit dhe ndėrtimtari, ka ofruar njė ēmim prej 4 milionė e 117 mijė euro dhe ėshtė zotuar se do tė investojė nė kėtė ndėrmarrje rreth 15.5 milionė euro, si dhe ka premtuar punėsimin e 150 punėtorėve. Ndėrsa ndėrmarrja "Mulliri", e cila gjendet nė Fushė-Kosovė, qė merret me pėrpunimin e drithėrave, kryesisht grurit, ėshtė shitur pėr 2.5 milionė euro. Blerėsi i kėsaj ndėrmarrjeje ka premtuar 15 milionė euro investime, si dhe punėsimin e 260 punėtorėve.
Ndėrmarrja "Morava e Binēes" ėshtė njėra prej prodhueseve mė tė mėdhenj tė zhavorrit nė Kosovė me kapacitet teorik tė prodhimit prej 298 metra kub nė orė. "Morava e Binēės" ka rreth 760 punėtorė, pėrderisa vetėm 200 punėtorė janė tė lidhur me ndėrmarrjen e re. Ndėrsa, "Mulliri" nė Fushė-Kosovė posedon pajisje qė e bėjnė paketimin e prodhimeve finale tė miellit dhe ėshtė i pajisur me laborator pėr analizimin e kualitetit tė prodhimeve tė furnizuara nga furnitorėt.
Kjo ndėrmarrje aktualisht ka 96 punėtorė, nga tė cilėt 25 janė aktivė. AKM-ja deri tash ka shpallur 21 raunde tė privatizimit dhe nga shitja e ndėrmarrjeve deri mė tani ka mbledhur mė shumė se 260 milionė euro. Kėto mjete ruhen nė mirėbesim nė konton e AKM-sė, e cila ėshtė e hapur nė Autoritetin Qendror Bankar tė Kosovės dhe ato nuk pėrdoren pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.
ECIKS / Gazeta Lajm
|