|
Zgjerohet rruga Prishtinė Aeroport (Sllatinė)
Prishtinė, 30 janar- Rrėmuja qė shkaktohet nė rrugėn magjistrale Prishtinė - Pejė, nga Fushė- Kosova deri nė Sllatinė, ka bėrė qė pasagjerėt e Aeroportit Ndėrkombėtar Prishtina tė humbin mė shumė nė udhėtimin Prishtinė -Aeroport sesa nė fluturimet me aeroplanė. "Sa herė udhėtoj jashtė vendit, gjithmonė nisem tri orė para se tė fluturojė aeroplani. Mė ka ndodhur qė t'i humb deri nė dy orė nė rrugėn 15 kilometra tė gjatė nga Prishtina deri nė aeroport", thotė juristi Skėnder Rrahmani, i cili, pėr shkak tė natyrės sė punėve qė kryen nė njė kompani, udhėton shpesh jashtė vendit.
Mirėpo, sipas Shefki Ukajt, zėdhėnės nė Ministrinė e Transportit dhe tė Postė- Telekomunikacionit, evitimi i rrėmujės nė atė aks rrugor ėshtė njė nga prioritetet e ministrisė. "Ėshtė vendosur qė aksit rrugor deri nė Sllatinė t'i shtohet edhe njė shirit asfalti, pėr ta evituar kaosin nė komunikacion. Jemi nė fazėn e pėrgatitjes sė tenderit, i cili sė shpejti do tė shpallet". Sipas zėdhėnėsit, duhet tė kalojnė 52 ditė nga shpallja e tenderti pėr plotėsimin e kushteve ligjore tė shpalljes sė fituesit. "Shpresoj se kompania qė do ta fitojė tenderin, nė pranverė do t'i fillojė punėt pėr zgjerimin e rrugės", tha Ukaj.
ECIKS / Gazeta Lajm
|