|
Edhe 17 milionė euro nga privatizimi
Prishtinė, 24 janar 2006 - Jemi tė kėnaqur me privatizimin. Kėshtu thonė zyrtarėt e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM). Raundi i 20 i privatizimit ėshtė mbyllur me shitjen e 25 ndėrmarrjeve shoqėrore me spin-off tė thjeshtė, dy ndėrmarrje me spinoff special dhe 11 njėsi tė likuiduara. Nga kjo valė AKM-ja nė xhirollogarinė e vet ka futur edhe 17.236.446 euro. Ndėrsa, zėvendėsdrejtori i kėsaj agjencie, Ahmet Shala ėshtė shprehur i kėnaqur, i cili e konsideron si raund tė suksesshėm me faktin se edhe numri i ofertuesve ka qenė i madh.
"Edhe ky raund ėshtė nė vazhdėn e aktiviteteve tė AKM-sė pėr tė mbyllur procesin dhe misionin e vet qė ka pėr transferimin e pronės shoqėrore nė sektorin privat. Mendoj se ishte njė valė mjaft e suksesshme. Ishin 179 ofertues dhe konkurrenca mendoj se ishte vėrtet nė nivel. Shpresoj qė ofertuesit t'i kryejnė obligimet konform rregullave ligjore", tha Shala. Por, nė kėtė raund kanė ardhur edhe njerėz, tė cilėt kanė probleme me pronat e tyre qė u janė uzurpuar para luftės nga sistemi i atėhershėm i Jugosllavisė. "E kemi tė kontestuar tokėn e gjyshit, ku ėshtė uzurpuar nga serbėt nė atė kohė dhe AKM-ja tash e ka hedhė nė tender pėr likuidim. Ne kemi mundur ta uzurpojmė, por mendoj se nuk kemi pasur nevojė ta bėjmė njė gjė tė tillė, pasi qė kjo tokė ėshtė e jona. E kemi bėrė padinė nė gjykatė pėr kėtė problem. Ajo padi ekziston akoma nė gjyq. Nė momentin qė kemi marrė vesh qė kjo tokė ėshtė hedhė nė tender, e kemi njoftuar AKM-nė qė ta ndalė tenderimin", tha Ekrem Ramadani nga Ferizaj.
Ai tha se ėshtė detyruar tė vijė nė Prishtinė qė t'u apelojė ofertuesve dhe t'ia bėjė me dije AKM-sė se toka e tij nuk mund tė shitet. "AKM-ja deri tash nuk ka bėrė asgjė, por sot jam detyruar qė tė vijė kėtu dhe t'u them njerėzve qė mos tė investojnė nė tokėn e huaj. Por, edhe nėse shitet, unė prapė do t'i apelojė qytetarėt qė tė heqin dorė nga ai vend, sepse pėrgjegjėsitė do t'i bartin AKMja dhe vetė blerėsit", tha Ramadani. Por, zėvendėsdrejtori Shala u shpreh se nuk ka ligj pėr kthim tė tokave tė uzurpuara, por kompensim. "Ligj pėr kthim nuk ka, andaj pa njė ndėrrim tė kėtij ligji, AKM-ja do tė vazhdojė tė privatizojė tė gjitha pronat, tė cilat nė bazė tė verifikimeve tona janė ndėrmarrje shoqėrore", tha Shala. Ndėrmarrja, e cila ėshtė shitur me ēmimin mė tė lartė ėshtė gurthyesi Morava e Binqės, me ēmim prej 4.117.000 euro. Ndėrsa, me ēmimin mė tė ulėt ėshtė shitur toka nė Maznik tė Deēanit me ēmim prej 20.050 euro. Nga 179 ofertuesit, pėr katėr ndėrmarrje nuk ka pasur oferta fare. Kėto ndėrmarrje kanė qenė kryesisht nga regjioni i Pejės. Ndėrkaq, nga likuidimi njėsive, AKM-ja ka mbledhur 2.118.651 euro.
ECIKS / Express
|