|
Formohet Komisioni pėr vlerėsimin e ofertave tė telefonisė
Prishtinė, 24 janar 2007 Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit njoftoi se ka marrė vendim pėr formimin e Komisionit pėr vlerėsimin e ofertave, si pjesė e procesit tenderues pėr pėrzgjedhjen e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė.
Sipas ART-sė, komisioni nė fjalė pėrbėhet nga Lulzim Kurtaj, qė ėshtė kryesues i emėruar nga Bordi i ART-sė, Petrit Derguti, anėtar (i emėruar nga Bordi i ART-sė), Arben Qirezi, anėtar (i emėruar nga kryeministri), David Hitkok, anėtar (i emėruar nga PSSP-UNMIK-u) dhe Poul Rich, anėtar (i emėruar nga PSSP-UNMIKu). Ky komision pritet ta pėrfundojė punėn gjatė ditėve tė ardhshme, kur njėri nga pesė konkurrentėt do tė shpallet edhe fitues i licencės pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile. Nė kėtė tender, ofertat e tė cilit janė pranuar mė 17 janar, kanė konkurruar Telekom Slovenija me Ipko Net, operatori Mobilkom nga Austria, konzorciumi Team Kosova e Kosmocell dhe IWH-International nga Gjermania. Pėr licencimin e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile ėshtė zgjedhur metoda e kombinuar, ankand (ēmimi i ofruar) dhe "Beauty Contest", qė ka tė bėjė mė kriteret qė duhet t'i plotėsojnė kompanitė konkurruese. Baza e ēmimit tė licencės, sipas rregullave tė tenderit, do tė kushtojė 20 milionė euro, me mundėsi rritjeje varėsisht se sa janė nė gjendje tė ofrojnė kompanitė e interesuara.
ECIKS / Express
|