Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Austriakėt synojnė kompletimin e pakos ballkanike


Prishtinė, 18 janar 2007 - Tenderi pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile nė vend llogaritet tė jetė me njė konkurrencė tė zbehtė. Pėrplasja parashikohet tė ndodhė mes kompanisė "Mobilkom- Austria" dhe "Telekom-Slovenija- Mobitel", qė janė dy kompanitė mė konkurrente nė tender duke u bazuar nė kapitalin e tyre dhe shtrirjen gjeografike nė rrjetin telekomunikativ evropian. Austriakėt, pas tė cilėve si partner nė Kosovė llogaritet tė jetė kompania "Sillos", kanė njė qarkullim vjetor prej miliarda eurove.

Tė dhėna zyrtare tė kėsaj kompanie, rezultojnė se vetėm gjatė vitit tė kaluar kjo kompani ka realizuar me njė qarkullim vjetor prej rreth 2.5 miliardė eurosh, qė realisht ka njė plan tė realizuar prej 106 pėr qind. Njė historik i shkurtėr i saj tregon se kompania vetėm brenda Austrisė ka njė rrjet mobil abonentėsh prej mbi 3 milionė vetash, ndėrkohė qė mbulon rreth 50 pėr qind tė kėtij tregu. Ndėrkohė, karakteristikė e kėsaj kompanie ėshtė pėrqendrimi i saj nė tregun e rajonit. Nė kėtė kontekst, "Mobilkom Austria" vlerėson se kjo zonė ėshtė njė treg i pėrshtatshėm, dhe tanimė ajo ėshtė futur si operatore e pakontestueshme nė disa vende. Kjo kompani ka operacionet e veta nė Kroaci dhe Slloveni, ndėrkohė qė vitin e kaluar ka blerė edhe "Mobitel- Bullgaria" duke hėnuar njė zgjerim tė dukshėm nė Evropėn Juglindore.

Austriakėt po ashtu vitin e kaluar blenė pėr 300 milionė euro licencėn pėr operator tė tretė nė Serbi. Ndėrkohė konkurrenti i saj "Telekom -Slovenija-Mobitel" llogaritet tė jetė njė investitor serioz, por me potencial dukshėm mė tė vogėl. Nė partneritet me"IPKOnet, tė cilin e kanė blerė nė masėn 75 pėr qind, sllovenėt do tė riprovojnė qė tė futen nė tregun e Kosovės. Njė pasqyrė e pėrafėrt e kompanisė sllovene rezulton se "Mobitel" ka 1.4 milion pėrdorues mobilė dhe zotėron 73 pėr qind tė tregut tė telefonisė sė Sllovenisė. Qarkullimi vjetor i kėsaj kompanie llogaritet tė jetė rreth 660 milionė euro. Por ky sukses i kompanisė sllovene llogaritet tė jetė krijuar nė kushte tė zgjatur tė monopolit dhe favorizimit tė kompanisė nga shteti pėr shkak se ende shteti slloven disponon mbi 51 pėr qind tė aksioneve nė kompani. Edhe vet kjo kompani duhet tė privatizohet nė tė ardhmen dhe ajo vlerėsohet se nuk ka pėrvojė ndėrkombėtare pėr shkak se nuk operon nė ndonjė shtet tjetėr. Jashtė garės, nuk pretendohet tė lihen as kompanitė 'Kosmocell", dhe "Team Kosova", ku pėr tė parėn jozyrtarisht thuhet se ėshtė njė konzorcium kosovaroitalian, qė respektivisht pas saj qėndrojnė dy kompanitė kosovare "Dukagjini" dhe "Kujtesa", tė cilat realisht nė njė masė e kanė sprovuar veten nė sektorin e telekomunikacionit nė vend. Nė anėn tjetėr, "Team-Kosova" megjithėse nuk ka ndonjė backround publik, vlerėsohet se mbėshtetet tek ndonjė partner i jashtėm qė aktualisht nuk ėshtė bėrė publik. Ndėrkohė pas gjithė kėtyre historive operative e financiare, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, (ART) nuk pretendon qė ende pa filluar vlerėsimi tė "hiqet" dikush nga gara. Petrit Dėrguti, zyrtar ligjor nė ART, ka deklaruar se tė gjitha kompanitė kanė paraqitur dokumentacionin e kėrkuar dhe nuk mund tė paragjykohet se cila ėshtė me e mira. Sipas tyre, kėtė do e vėrtetojnė komisioni vlerėsues nė pėrbėrje tė tė cilit janė nga dy anėtarė tė ART-sė, Ministrisė sė Transportit dhe administratės sė UNMIK-ut.

ECIKS / Gazeta Lajm
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail