|
Hapet gara pėr operator tė dytė
Prishtinė, 17 janar Kompanitė "Mobilkom- Austria", "Telekom Sllovenia", "Team -Kosova" dhe "Kosmocell", janė katėr konkurrentėt nė tenderin e dytė mobil nė Kosovė. Jashtė loje ndėrkohė kanė mbetur kompania "IWH-International", e cila sipas drejtuesve tė ART-sė ka dorėzuar ofertėn me 6 minuta vonesė, dhe njė kompani tjetėr e cila aplikacionet i ka dorėzuar me pliko. Mirlinda Bivolaku, zyrtare pėr informim e Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), nė njė konferencė pėr shtyp ka thėnė se janė pranuar vetėm ofertat tė cilat janė dorėzuar deri nė orėn 15:00, ndėrsa pėr dy ofertat tjera "kontestuese", ajo nuk ka komentuar duke thėnė se janė jashtė afatit tė paracaktuar nga ART-ja. Kėtė deklarim Bivolaku e ka bėrė pa marrė parasysh se vetėm njė ditė mė parė drejtuesit e Ministrisė sė Transportit kanė thėnė se do tė jenė koshientė sa u pėrket ofertave qė vijnė gjatė gjithė ditės sė mėrkurė dhe do tė tolerohen edhe ato qė vijnė me pak vonesė. "Mobilkom-Austria" ėshtė nė partneritet me kompaninė "Sillos".
Por Adnan Merovci, pėrfaqėsues i kėsaj kompanie, i kontaktuar nga "Lajmi" tha se ėshtė jashtė vendit dhe nuk ka pranuar tė komentojė kėtė gjė. Ndėrsa "Telekom Slovenija-Mobitel" nė partneritet me kompaninė IPKO, tė cilėn e kanė blerė nė masėn 75 pėr qind. Ndėrkohė qė pas kompanisė "Kosmocell", qėndrojnė dy kompani kosovare - "Dukagjini" dhe "Kujtesa". Kėtė e ka konfirmuar edhe Fatmir Gashi, njėri nga drejtuesit e kompanisė "Dukagjini", por ai nuk ka pranuar tė bėjė publik emrin e kompanisė ndėrkombėtare, me tė cilėn janė nė konzorcium. Sipas tij, janė disa kompani tė huaja, njė italiane dhe njė tjetėr amerikane. Ndėrkaq edhe kėtė herė gjigantėt e telefonisė evropiane, si "Vodaphone", "Deutche-telekom", "Tele 2" dhe "Telenor", kanė preferuar tė mbesin jashtė gare duke ndėrruar mendje nė minutat e fundit. Megjithėse "tenderi mobil" nė Kosovė ka qenė nė agjendė tė diskutimit nė mbledhje maratonike tė sė mėrkurės, britanikėt e "Vodaphonit", prapė kanė parapėlqyer tė mos futen nė garėn telefonike nė Kosovė.
"Jemi duke diskutuar kėtė ēėshtje. I kemi aplikacionet pėrpara dhe po i shqyrtojmė tė gjitha arsyet se si tė veprojmė, tė konkurrojmė apo jo", ka qenė pėrgjigja e njė zyrtari tė lartė tė 'Vodaphone" dhėnė 'Lajmit" vetėm njė orė para "dead line" tė procedurės aplikuese. Ndėrkohė edhe Corinna Kielwein, zyrtare e "T-mobile/Deutche Telekom", duke mos komentuar epilogun e mundshėm, tha se edhe gjatė ditės sė fundit tė caktuar pėr ofertim, kompania e tyre ka shqyrtuar mundėsinė e pjesėmarrjes nė tenderin mobil nė Kosovė. Megjithėkėtė, as kjo kompani nuk ėshtė gjendur nė listėn e publikuar nga Autoriteti Rregullativ.
Tenderi mobil ėshtė njėri nga proceset qė ėshtė pėrshkuar me mė sė shumti kundėrthėnie. Njė tender i mėparshėm, qė i ka kaluar tė gjitha procedurat tenderuese, e madje edhe ėshtė zgjedhur e rizgjedhur fituesi, ėshtė anuluar nga administrata e UNMIK-ut, derisa pėr tenderin e shpallur aktualisht, institucionet kanė angazhuar njė kompani konsulente, e cila shihet si 'korrigjuese" e gabimeve tė bėra nė tenderin e kaluar.
ECIKS / Gazeta Lajm
|