|
Termocentrali i padėmshėm
Prishtinė, 16 janar 2007 Projekti pėr ndėrtimin e Termocentralit tė ri, do tė ndikojė pozitivisht nė mjedisin hapėsinor nė Kosovė, tha tė martėn nė Prishtinė, ministri i Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor (MMPH), Ardian Gjini.
Ky projekt parasheh ndėrtimin e Termocentralit Kosova C, hapjen e mihjes sė re tė Sibovcit, rivitalizimin e blloqeve tė Termocentralit Kosova A dhe tė sistemit tė bartjes sė energjisė elektrike. Ndėrkaq, pushtetarėt e Kuvendit Komunal (KK) tė Kastriotit, kanė premtuar se nuk do tė pėrdorin referendumin pėr tė kundėrshtuar realizimin e projektit tė kėsaj ministrie pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese dhe hapjen e Mihjes sė Sibofcit. Gjithashtu edhe ministri Gjini shprehu besimin se projekti i ri i Termocentralit Kosova C, do tė funksionojė me standardet mė tė larta mjedisore, qė do tė thotė se teknikisht sot ka mundėsi qė thėngjilli tė digjet pastėr.
Sipas tij, nė momentin qė do tė jetė nė funksion Termocentrali i ri, Kosova nuk do tė varet mė nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B, gjė qė do tė bėjė tė ketė njė mjedis hapėsinor mė tė pastėr. Ndėrkohė, gjatė njė takimi me kryeshefat ekzekutiv tė komunave tė Kosovės, ministri Gjini ka shprehur nevojėn pėr njė numėr mė tė madh tė zyrtarėve tė mjedisit nė komunat e Kosovės, pasi sipas tij, mjedisi hapėsinor nė Kosovė, ėshtė nė fazėn ku mund tė ndodhin ndryshime tė pariparueshme nė shumė aspekte si nė mbrojtjen e lumenjve, mbrojtjen e pyjeve dhe tjera. Jemi nė njė fazė ku mund ti evitojmė ndryshimet e pariparueshme tė cilat mund tė ndodhin e tė cilat fatmirėsisht nuk kanė ndodhur ende, tha mė tej Gjini.
ECIKS / Gazeta Express
|