Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Rritet fondi blegtoral nė Anadrin


Rahovec, 14 janar - Nė rajonin bujqėsor tė Anadrinit ka filluar tė rritet interesimi pėr mbarėshtimin e bagėtive. Sipas tė dhėnave tė Drejtorisė sė Bujqėsisė nė Rahovec, fondi blegtoral, i cili gjatė luftės ishte dėmtuar mjaft, tani ėshtė dyfishuar. Pas pėrfundimit tė luftės llogaritet se kanė qenė mė pak se 4 000 krerė lopė e bagėti tė tjera, kurse aktualisht tė regjistruara janė rreth 7 000 bagėti tė trasha dhe tė imta.

Fahredin Krasniqi, zyrtar pėr Zhvillimin Rural nė kėtė drejtori, thotė se kohėt e fundit ka interesim tė shtuar tė fermerėve pėr tė ngritur ferma tė reja dhe pėr tė shtuar numrin e bagėtive. "Aktualisht nė komunėn e Rahovecit ekzistojnė mbi 40 ferma moderne komerciale, me mbi 10 krerė lopė qumėshtore pėr fermė. Interesimi ėshtė nė rritje, pasi fermerėt po ndėrtojnė stalla moderne dhe po pėrmirėsojnė edhe racat e lopėve. Mė herėt nė kėto treva bujqėsore ka mbizotėruar raca e lopėve Bushe, kurse tani ato Simental, Montafone, Holshtajn etj, qė japin sasi tė mėdha tė qumėshtit dhe mishit".

Gjithashtu interesimi pėr majmėrinė e viēave ėshtė nė rritje, ngase leverdia ekonomike ėshtė evidente. "Nė territorin e komunės sė Rahovecit aktualisht janė mbi 4 000 krerė lopė qumėshtore, viēa, dema e mėshqerra, 2 586 kokė dele, rreth 300 kokė dhi, kurse numri i buajve ėshtė nė rėnie, e mbase edhe nė zhdukje. Janė rreth 70 krerė". Sipas Krasniqit, edhe mėnyra e tė ushqyerit tė kafshėve dhe kujdesit tė tyre shėndetėsor ka ndryshuar. Fermerėt pėrpiqen tė kultivojnė racat mė produktive, i ushqejnė me silazh dhe koncentrate tė ndryshme, kurse format tradicionale me ushqim tė thatė kanė nisur tė mos jenė mėnyra e vetme e ushqimit tė kafshėve.

"Krahas rritjes sė interesimit dhe fitimeve tė fermerėve nga qumėshti e mishi, po vėrehet edhe trendi i rritjes sė kapaciteteve pėrpunues tė produkteve tė qumėshtit, gjė qė ėshtė premtuese pėr ekonominė e vendit tonė". Duke parė se kultivimi i lopėve qumėshtore ėshtė fitimprurės, Naser Morina nga fshati bujqėsor Ratkoc, ka nisur tė merret me grumbullimin e qumėshtit qė tre vjet. Tashmė ai nuk ėshtė i interesuar vetėm tė rrijė e tė presė fermerėt tė sjellin qumėshtin, por ka nisur ngritjen e njė ferme moderne dhe planifikon tė blejė 6-7 krerė lopė. "Dėshiroj tė kem fermėn time, ngase vėrej se disa fermerė po arrijnė tė fitojnė mjaft mirė. Nė ditė grumbulloj nga fermerėt e kėtushėm mbi 400 litra qumėsht qė i dėrgoj nė fabrikat pėrpunues vendore si 'Abi & Elif', ndėrsa interesimi i kėtyre fabrikave pėr tė rritur kapacitetet pėrpunuese mė ka shtyrė qė edhe vetė tė ndėrtoj njė fermė. Besoj se veprimtaritė e mia afariste do t'i shtoj dhe nė tė ardhmen mund edhe tė punėsoj ndonjė punėtor nė fermėn time".

Njė nga fermerėt e suksesshėm qė tashmė ka nisur tė mbarėn ėshtė edhe Shefki Hoti nga Krusha e Madhe, i cili ka mbi 40 krerė lopė e viēa. "Aspak nuk ėshtė e lehtė tė mbahen e ushqehen gjithė kėto bagėti. Nė punėt e stallės jemi tė angazhuar tė 21 anėtarėt e familjes". Ai tregon se kanė edhe linjėn e ambalazhimit tė qumėshtit nė qese plastike, e mė pas qumėshtin e shesin nė Prizren. "Por konkurrenca e prodhuesve tė huaj ende ėshtė e fortė. Asnjė masė stimuluese pėr fermerėt nuk ėshtė ndėrmarrė nga qeveria jonė deri mė tani". Pėr tė mbajtur kėtė numėr lopėsh, u duhet qė pos tre hektarėve tokė qė kanė, tė marrim me qira edhe 10 tė tjera. Me punė kanė arritur tė blejnė pajisje bujqėsore e makineri tė nevojshme pėr tė punuar edhe tokėn. Kanė marrė edhe kredi nėpėr banka, me qėllim qė tė arrijnė ta mbajnė si duhet stallėn e re tė ndėrtuar kėtė verė.

"Njerėzit e rėndomtė mendojnė se ne po fitojmė shumė, por pėr tė mbajtur njė fermė dhe pėr tė punuar mbi 10 hektarė tokė, duhet punė e madhe. Angazhimet tona tė pėrditshme fillojnė nė terr dhe pėrfundojnė nė terr", thotė ky bujk.


ECIKS / LAJM
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail