|
Vit i ndėrtimeve me koncesion
Prishtinė, 11 janar 2007 - Buxheti i ulėt dhe mungesa e fondeve ka bėrė qė Komuna e Prishtinės tė detyrohet tė japė prona me koncesion pėr ndėrtime nė kryeqytet. Nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Komunės janė miratuar 7 propozim-vendime pėr realizimin e projekteve tė ndėrtimit me koncesion.
"Kemi parashikuar qė viti 2007 tė jetė vit i koncesioneve pėr Prishtinėn", thotė Sami Hamiti, kryeshef i ekzekutivit tė Komunės sė Prishtinės. Sipas tij, realizimin e projekteve po e zvarritin procedurat qė i kėrkon administrata e UNMIK-ut.
"Kėrkohen shumė dokumente, sepse bėhet fjalė pėr koncesion afatgjatė". Me planin detal pėr "Kodrėn e Diellit-1" ėshtė pėrcaktuar hapėsira pėr pėrmbajtje kulturore, e cila deri mė tani nuk ėshtė realizuar. Me kėtė propozim-vendim synohet realizimi i projektit ku ėshtė paraparė ndėrtimi i kinemasė, i qendrės kulturore me bibliotekė, i qendrės sė bashkėsisė lokale dhe me pėrmbajtje tė tjera pėrcjellėse.
"Pėr mungesė tė mjeteve financiare tė buxhetit tė Komunės pėr realizimin e kėsaj pėrmbajtjeje, ėshtė propozuar qė ky program investues tė realizohet nėpėrmjet kontratės mbi koncesionin", thuhet nė arsyetimin e Drejtorisė sė Planifikimit dhe tė Urbanizimit dėrguar kuvendarėve. Hapėsira prapa Pallatit tė Rinisė, e planifikuar si fazė e tretė e ndėrtimit tė kėtij kompleksi, deri mė tani nuk ėshtė realizuar. Projekti i ndėrtimit, qė do tė realizohet aty, do tė ketė pėrmbajtje sportive dhe rekreative, garazh publik, pėrmbajtje afariste dhe pėrmbajtje tė tjera pėrcjellėse. Bashkė me objektin ekzistues tė Pallatit tė Rinisė dhe Stadiumin e qytetit do tė formohet njė kompleks koherent nė kuadėr tė hapėsirės mė tė gjerė, e cila do tė inkorporohet nė planin e ardhshėm rregullues.
Me planin detal ekzistues nė lagjen "Kodra e Diellit-2" ėshtė planifikuar ndėrtimi i qendrės tregtare nė dy lokacione. Ėshtė propozuar qė tė caktohet lokacion i ri me sipėrfaqe tė pėrafėrt prej 38 arėsh, nė pronėsi komunale. Ky kompleks kryesisht do tė destinohet si qendėr tregtare- afariste nėntokėsore, ndėrsa sipėrfaqja mbi tė do tė planifikohet si sipėrfaqe e gjelbėruar me pėrmbajtje rekreative dhe lodra fėmijėsh.
Me planin rregullues "Qendra-1" ėshtė propozuar ndėrtimi i njė qendre kryesisht me objekte komerciale, afariste, me garazhe nėntokėsore dhe pėrmbajtje tė tjera. Etazhiteti i kėtyre objekteve ėshtė i ndryshėm dhe pėr fazėn e parė propozohet ndėrtimi i objektit nė lartėsinė mė tė madhe prej 20 kateve, ndėrsa nė fazėn e dytė dhe tė tretėn objektet e tjera me etazhitet mė tė vogėl, tė cilat paraqesin njė kompleks nė tėrėsi
ECIKS / Gazeta Lajm
|