|
Diaspora solli 3 miliardė euro pėr 6 vjet
Prishtinė, 11 janar 2007 - Njė projekt-raport I Kabinetit pėr Qeverisje tė Mirė (KQM) ka saktėsuar mėnyrėn e vėnies sė parave dhe kapitalit tė diasporės nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit. Rifat Blaku, pėrgjegjės i Departamentit pėr emigracion nė KQM, vlerėsoi se diaspora ka njė fuqi tė madhe kapitali, i cili, nėse do tė absorbohej nė mėnyrė tė organizuar, do tė sillte efekte tė shumta positive nė vend. "Ky kapital ka njė rėndėsi tė veēantė pėr vitalizmin e ekonomisė sė vendit, privatizimin e pronės dhe tė proceseve tė tjera tė filluara". Blaku tha se transferi i kapitalit tė diasporės do tė ishte mė interes tė shumanshėm, ku do tė pėrfitonte edhe pronari i kapitalit tė kursyer, edhe qytetarėt e Kosovės. Po ashtu, nė njė raport tė KQM-sė janė dhėnė shėnime tė pėrafėrta pėr numrin dhe kapitalin e emigrantėve kosovarė.
Ėshtė vlerėsuar se nga rreth 400 mijė shqiptarė tė Kosovės qė aktualisht janė nė diasporė, gjysma e tė cilėve punon, brenda muajit ata dėrgojnė mesatarisht nga 200 euro nė familjet e tyre. Nga kjo parallogari, dėrgesat mujore arrijnė nė rreth 40 milionė euro, ndėrsa ato vjetore 480 milionė euro. Ndėrkaq, nė gjithė periudhėn e pasluftėn llogaritet se nė Kosovė kanė hyrė rreth 3 miliardė euro. Profesor Blaku, duke e arsyetuar kėtė projekt, thotė se pronarėt e kapitalit nė realitetin e ri nė Kosovė do tė gėzojnė fitime si nga kursimet nė banka, po ashtu edhe nė investime. Nė kėtė kontekst, ai nė raport pėrmend vendet si Italia, Turqia, Spanja, Portugalia, tė cilat kanė shėnuar rezultate me anė tė kėtij varianti, dhe jo vetėm nė biznese tė vogla, por edhe nė industri e turizėm. Realizimin e kėtij projekt Blaku e vlerėson si njė "terapi financiare" me rezultate tė pakontestueshme.
ECIKS / Gazeta Lajm
|