|
Rritet deficiti tregtar
Prishtinė, 11 janar 2007 Kosova vazhdon tė ketė bilanc tregtar negativ. Nė nėntor tė vitit tė kaluar, importi me eksport ėshtė mbuluar vetėm 5.5 pėr qind. Deficiti tregtar gjatė kėsaj periudhe ka qenė afro 109 milionė euro. Krahasuar me nėntorin e vitit 2005, deficiti tregtar ėshtė rritur pėr 24 milionė euro. Nė nėntor tė vitit 2005, deficiti tregtar ishte 84.5 milionė euro. Bazuar nė tė dhėnat e fundit tė Entit Statistikor tė Kosovės, eksporti nė muajin nėntor tė vitit 2006 ishte 6.3 milionė euro, ndėrsa importi 115 milionė euro. Ndėrkaq, nė total, deri nė nėntor Kosova ka importuar mallra nė shumėn prej mbi 1 miliardė e 100 mijė euro, ndėrsa ka eksportuar vetėm 76 milionė euro. Gjatė vitit 2005, mallra tė importuara ishin mbi 1 miliard euro, kurse tė eksportuara vetėm 49 milionė euro.
Bazuar nė kėto tė dhėna, 48.5 pėr qind tė eksportit e pėrbėjnė metalet bazė dhe produktet e tyre, 13.6 pėr qind produktet minerale, 12.1 pėr qind lėkura dhe artikuj tė saj, 7 pėr qind produktet bimore dhe 5.8 pėr qind ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani.
Ndėrsa sa i pėrket importit, 18.7 pėr qind e pėrbėjnė produktet minerale, 12.4 pėr qind ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani, 11.9 pėr qind makineritė, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.1 pėr qind metale bazė dhe artikuj prej tyre dhe 7.4 pėr qind produktet bimore.
ECIKS / Gazeta Lajm
|