|
Ndėrtimi i autostradės duhet tė fillojė kėtė vit
Prishtinė, 9 janar 2007 - Ndėrtimi i autostradės Prishtinė-Durrės duhet tė fillojė kėtė vit, ėshtė mesazhi qė i dha sot kryeministri Agim Ēeku anėtarit tė kabinetit tė tij, Qemajl Ahmetit, ministrit tė Transportit dhe Telekomunikacionit. Kryeministri po ashtu i kėrkoi ministrit qė megjithė kompetencat e kufizuara qė ka, procesi i licencimit tė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile tė pėrfundojė me sukses. Sipas Ēekut, kjo ministri ka tė destinuara 24 milionė euro pėr investime nga mė pak se 36 milionė euro sa peshon buxheti i saj. Por, Ēeku gjithashtu i sugjeroi ministrit Ahmeti qė buxhet i ministrisė tė shfrytėzohet sipas parashikimeve. Ndėrsa, sa i pėrket gjetjes sė burimeve financiare pėr projekte tė mėdha si ai pėr autostradėn tha se nė muajin mars do tė organizohet njė konferencė e donatorėve dhe financimi do tė bėhet sipas parimit publiko-privat. "Ky ėshtė njė projekt nacional, janė duke u kryer shumė punė nė kėtė projekt, ndėrsa kanė mbetur edhe disa ēėshtje si shpallja e brezit tė autostradės si zonė e interesit nacional, shpronėsimi i pronave dhe kompenzimi i pronarėve", tha Ēeku. Ndėrsa, ministri Ahmeti theksoi se sa u pėrket shpronėsimeve ato nuk do tė mund tė bėhen derisa Kuvendi nuk e miraton njė ligj tė atillė, i cili aktualisht ėshtė nė shqyrtim tė dytė. Sipas Ahmetit, poashtu njė pjesė e financimit tė autostradės do tė mund tė bėhet edhe nga Postėtelekomi i Kosovės nė kuadėr tė projekteve tė pėrbashkėta. Kryeministri Ēeku kėrkoi nga ministri Ahmeti qė tė pėrfundohet me sukses dhe transparencė ligjore procesi i licencimit tė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile, qė pritet tė pėrmbyllet me 17 janar. Ahmeti tha se gjatė vitit 2007 edhe 124 km rrugė regjionale do tė asfaltohen dhe do tė hapen, ndėrsa nė bashkėpunim me komunat do tė ndėrtohen edhe 150 km rrugė lokale.
ECIKS / QIK
|