|
20 pėr qind e GDP e bllokuar
Prishtinė, 8 janar 2007 - Janė afro 500 milionė euro qė mbesin tė bllokuara nė ekonominė e Kosovės. Bėhet fjalė pėr paratė nga privatizimi dhe Trusti Pensional i Kosovės. Pra, vetėm me dy lėvizje shkatėrruese nga Fondi i privatizimit dhe ai pensional janė tė bllokuara mbi 450 milionė euro, qė ėshtė sa 20 pėr qind e GDP. Pjesa dėrrmuese e tyre janė bllokuar nga ekonomia e brendshme. Pra, janė 200 milionė euro tė fondit pensional dhe rreth 200 tjera tė privatizimit, tė cilat kanė bllokuar tėrėsisht avancimin e ekonomisė. Kėto para janė tėrhequr duke e tkurrur keqas ekonominė. Se ēfarė rėndėsie kanė kėto para pėr ekonominė kosovare, kjo mund tė shihet nga njė krahasim nė mes tė ekonomisė sonė dhe asaj gjermane. Nė njė paralele, nėse matet Bruto Prodhimi Vendor (GDP) i Gjermanisė mė tė Kosovės, del se economia gjermane ėshtė tė paktėn 1000 herė mė e fuqishme sesa ajo e Kosovės. Shprehur nė shifra, GDP-ja gjermane ėshtė 2700 miliardė euro, ndėrsa e Kosovės 2.3 miliardė. Paramendoni sikur nė Gjermani tė ishin tė bllokuara 500 miliardė euro, ē'do tė ndodhte me ekonominė mė tė fuqishme tė Evropės. Sikur tė tėrhiqej njė kapital kaq i madh financiar, i barasvlershėm me 20 pėr qind tė GDP-sė, shteti gjerman do tė binte nė kolaps ekonomik, duke e ērregulluar madje edhe funksionimin e euros, e cila do tė mbivlerėsohej tej mase. Dalja e parave jashtė apo bllokimi i tyre mund tė jetė proces i natyrshėm nė aspektin afatgjatė pėr ēdo vend, por ne i kemi bllokuar afro 500 milionė euro pėr 2-3 vitet e fundit. Nuk do tė duhej ndonjė menēuri e madhe qė ato tė mos bllokoheshin. Nga 265 milionė eurot e privatizimit, pjesa dėrrmuese e tyre tashmė mund tė ishin kthyer prapė nė qarkullim sikur tė vepronte AKM-ja dhe Oda e Veēantė e Gjykatės Supreme. Por, kjo agjenci nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. Madje, ka mundur qė tė kthejė tė paktėn 20 pėr qind tė atij fondi tė ngrirė punėtorėve, shumė nga tė cilėt kanė humbur punėn pas privatizimit. Nga mbi 50 milionė euro sa ėshtė dashur qė AKM-ja t'ua ndajė punėtorėve, ua ka ndarė vetėm 9 milionė euro. Pra, bllokimi i parave po rritet me njė tempo shumė mė tė lartė sesa shpėrndarja. Nė bllokimin e gjithė kėtyre parave sigurisht fajtorėt kryesorė janė edhe UNMIK-u e qeveria, tė cilėt nuk brengosen thuajse fare pse paratė janė tė bllokuara. Ishte paraparė qė njė pjesė e fondit t'u shpėrndahej bankave, por nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė. UNMIK-u ka heshtur. Qeveria ėshtė munduar tė marrė ndonjė lekė. Por, nuk e kanė as idenė mė tė vogėl se si t'i investojnė ato para. Kur pyeten, thonė se do t'I shfrytėzonim pėr infrastrukturė apo t'ua jepnin bankave. S'ka asnjė die praktike apo projekt tė shkruar nė letėr. Fundja, ky fakt e tregon edhe seriozitetin dhe pėrgatitjen e qeverisė qė kemi.
ECIKS / Express
|