Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Autostrada mbetet ėndėrr


Nga 316 kilometra rrugė, tė cilat janė nė plan tė MTPT-sė, vetėm 152 km prej tyre do tė rregullohen. Autostrada Merdar-Morin mbetet vetėm njė ėndėrr, ngase s'ka para pėr realizimin e saj.

Prishtinė, 6 janar 2007 — Autostrada Merdar-Morin, dhe asfaltimi i rrugėve tė Kosovės, pėr Ministrinė e Transportit dhe Postė Telekomunikacionit (MTPT), mbeten vetėm prioritet. Sipas kėsaj ministrie, buxheti qė u ndahet atyre pėr mirėmbajtjen dhe asfaltimin e rrugėve, nuk ėshtė i mjaftueshėm qė tė kryhen tė gjitha kėto, edhe pse kėtė vit ėshtė rritur buxheti i tyre.

"Mėnyra e deritashme e financimit nuk ka pėrmbushur as pėr sė afėrmi nevojat vjetore pėr mirėmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugėve. Kėtė vit kemi buxhetin diēka mė tė madh sesa e kemi pasur vitin e kaluar, duku rreth 34 milionė euro. Prej tyre, diku rreth 80 pėr qind zakonisht dedikohen pėr ngritjen e infrastrukturės rrugore", tha Shefki Ukaj, zėdhėnės nė MTPT.

Sipas tij, kjo ministri ka planifikuar njė pjesė tė madhe tė rrugėve pėr rehabilitim dhe asfaltim. Por kufizimi i buxhetit tė tyre nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave (MEF), do tė detyrojė MTPT-nė qė 50 pėr qind tė kėtyre rrugėve tė mbesin pa u rregulluar.

"MTPT-ja ka paraparė qė Brenda vitit 2007 tė asfaltohen gjegjėsisht tė ristrukturohen gjithsej 316.5 kilometra rrugė, mirėpo me kufizimin e buxhetit nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave (MEF), dhe aprovimin e bėrė nė bazė tė mjeteve tė destinuara pėr projektet e caktuara (sipas buxhetit), do tė shtrohen gjithsej 152.8 kilometra rrugė", shtoi ai.

Por, nė kuadėr tė kėtyre 152 kilometrave nuk do tė pėrfshihen mirėmbajtja e rrugėve dhe rrugėt lokale qė do tė financohen nga MTPT-ja, por qė menaxhohen nga komunat.

Projekti tashmė i njohur i autostradės qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė dhe Serbinė, autostrada Merdar-Durrės, pėr MTPT-nė ėshtė si projekti mė prioritar. Edhe pse Shqipėria ka filluar punimet nė kėtė autostradė, Kosova ende nuk ka shtruar asnjė metėr asfalt nė kėtė autostradė.

Por, sipas zyrtarėve tė MTPTsė, gjatė verės sė kėtij viti do tė fillojnė punimet nė kėtė rrugė, e cila konsiderohet si rrugė prioritare, e cila do tė lidhė Kosovėn me Evropėn.

"Projekti Morin-Merdar ėshtė prioritar pėr MTPT-nė dhe njėherit projekt prioritar regjional dhe si i tillė ka hyrė nė kuadėr tė listės sė projekteve prioritare tė SEETO-s. Ndėrsa, gjatė muajit korrik do tė fillojnė punimet e kėsaj autostrade, kur do tė vihet gurthemeli i saj", tha Ukaj.

Por, kjo ministri do tė asfaltojė dhe rehabilitojė disa rrugė tė Kosovės, tė cilat do tė zgjerohen pėr shkak tė ngarkesės sė madhe tė tyre.

"Si rrugė prioritare pėr MTPT-nė janė zgjerimi i rrugės M2 (Prishtinė -Kaēanik), pjesa e Ēagllavicės deri tek udhėkryqi i Lipjanit. Rehabilitimi i rrugės M9 Prishtinė-Pejė dhe zgjerimi i segmentit Prishtinė - Fushė-Kosovė. Rehabilitimi i rrugėve regjionale Restelicė-Brod-Dragash, Xėrxė-Stanēiē, Skenderaj-Vushtrri, Kėrpimeh-Kaqandoll, Vrellė-Bajė, Pantinė-Frashėr, Kamenicė-Tuxhec", shtoi ai.

MTPT-ja nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e ndihmės pėr komuna, tė cilat do tė planifikojnė asfaltimin e rrugėve lokale nėpėr zonat e tyre. Por, Ukaj tha se ministria e tyre ka caktuar njė numėr kilometrash tė rrugėve regjionale.

"Rrugė regjionale do tė shtrohen nė kėtė vit gjithsejtė 124.8 kilometra. Ndėrsa, sa u pėrket rrugėve lokale, MTPT-ja bashkėfinancon projektet e caktuara nga komunat dhe nuk i dimė kilometrat e rrugėve lokale, sepse komunat janė bartėse tė projekteve", tha zėdhėnėsi Uka. Ai nuk fsheh faktin se MTPT-ja ka kėrkuar nga Qeveria qė kėsaj ministrie t'i japin buxhet mbi 100 milionė euro. Por, sipas tij, gjithēka arsyetohet kur kihet parasysh se me ēfarė buxheti vepron ky vend.

"Ne kemi kėrkuar mbi 100 milionė euro pėr buxhet, nė mėnyrė qė tė plotėsojmė tė gjitha kėrkesat pėr kėto rrugė.

Mirėpo, pėr shkak tė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės, ne jemi tė kufizuar qė me kėtė buxhet tė jemi tė kėnaqur dhe tė punojmė me tė", deklaroi ai.

Por, edhe rritja e numrit tė automjeteve nė vend ka bėrė qė rrugėt e Kosovės tė jenė tė papėrballueshme.

"Ne, pėr rrugėt tė cilat i kemi rregulluar deri tash, kemi planifikuar qė nėpėr to tė qarkullojnė rreth 100 mijė automjete. Ndėrsa, tash qarkullojnė diku rreth 400 mijė automjete tė lehta dhe tė rėnda nėpėr tėrė Kosovėn", tha Ukaj.

Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail