|
Kosova nėnshkruan zgjerimin e CEFTA-s
Bukuresht, 19 dhjetor 2006 - Prej sot Kosova ėshtė pjesė e CEFTA-s, Asociacionit tė Evropės Qendrore pėr Tregti tė Lirė. Nė emėr tė Kosovės dokumentin e ka nėnshkruar kryeadministratori Joakim Ryker, ndėrsa i pranishėm ishte edhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli. Ministri Dugolli tha, pėr RTK, se me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, Kosova, sikurse edhe vendet e rajonit tė Ballkanit, bėri nė hap pėrpara drejt integrimit nė Bashkimin Evropian.
Integrimi i Kosovės nė tregun rajonal shėnon njė ndėr tė arriturat mė tė mėdha pėr vendin tonė, sepse krijon mundėsi pėr zgjerim tė shkėmbimeve tregtare, por edhe pėr investime tė huaja. Ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli, i cili ishte i pranishėm nė Bukuresht tė Rumanisė, ku u nėnshkrua marrėveshja, tha se tregtia e lirė hap perspektivė pėr tė gjitha vendet e rajonit. Nga tė gjithė pjesėmarrėsit kjo marrėveshje ėshtė cilėsuar si e arritur e madhe pėr vendet e rajonit, sepse rajoni po bėn njė hap para drejt integrimit nė BE. Me kėtė marrėveshje do tė pėrfitojė konsumatori kosovar, do tė pėrfitojnė edhe investimet e huaja nė vendin tonė dhe nė vendet tjera, tha Dugolli.
Pėrfshirja e Kosovės nė kėtė marrėveshje rajonale rezulton nga angazhimi i pėrbashkėt i UNMIK-ut, Paktit tė Stabilitetit dhe Komisionit Evropian. Ministri Dugolli shfaqi shpresėn se zbatimi i saj nuk do tė ketė vėshtirėsi. Implementimi do tė fillojė nga muaji maj i vitit tė ardhshėm dhe nuk besoj se do tė ketė vėshtirėsi. Secili shtet qė ka pranuar tė bėjė kėtė marrėveshje unike ėshtė i obliguar qė ti zbatojė parimet e tregtisė tė bazuar nė kėtė dokument dhe nė parimet e OBT-sė tha ai]
Kjo marrėveshje do tė zėvendėsojė 32 marrėveshje dypalėshe tregtare nė rajonin e Ballkanit dhe pėrfshin njė treg prej 30 milion banorėsh.
Pėrveē Kosovės, pjesė e CEFTA-s prej sot janė edhe Shqipėria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjė e Hercegovina dhe Moldavia. Ndryshe, Asociacioni ėshtė themeluar nė vitin 1992 me nismė tė Ēekisė, Sllovakisė, Polonisė dhe Hungarisė.
RTK / ECIKS
|