|
Shėrbimi Doganor konfiskon 1300 kilogram ari
Prizren / Pejė, 14 dhjetor 2006 - Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut, sė bashku me Administratėn Tatimore tė Kosovės, duke u mbėshtetur nė Memorandumin e Mirėkuptimit dje /e mėrkurė/kanė ushtruar njė kontroll nė qytetet e Pejės dhe Prizrenit. Ky aksion ka pas pėr qėllimin qė tė verifikojė prejardhjen e arit i cili tregtohet nė qytetet e Kosovės. Nė qytetin e Pejės ėshtė konfiskuar sasia mbi 90 kilogram ari, kurse nė qytetin e Prizrenit ėshtė konfiskuar sasia prej 33.5 kilogram. Sasia e konsiderueshme e arit qė ėshtė konfiskuar vlerėsohet afro 1.3 milion euro. Kurse taksat e papaguar vlerėson nė lartėsinė prej 300 mijė euro. Dogana dhe ATK dyshojnė se kjo sasi e arit ėshtė kontrabanduar nė mėnyra tė ndryshme gjatė kėtij vitit nė Kosovė.
Aksionet e tilla do tė organizohen edhe nė tė ardhmen dhe do tė pėrfshijnė tėrė territorin e Kosovės me qėllim qė tė sigurohen tė hyrat pėr buxhetin e konsoliduar tė Kosovės.
Ky ka qenė njė aksion i pėrbashkėt i Shėrbimi Doganor dhe ATK-sė, i mbėshtetur nga Shėrbimin Policorė i Kosovės, respektivisht stacionet Prizren dhe Pejė, tė cilėt kanė ofruar njė pėrkrahje tė madhe nė kėtė aksion.
Kjo mund tė jetė edhe njė paralajmėrim pėr tė gjithė tregtarėt e pandėrgjegjshėm se edhe nėse i shmangen kontrolleve kufitare institucionet tona kanė aftėsi dhe potencial tė mjaftueshėm pėr zbatimin e ligjit edhe brenda territorit tė Kosovės, njofton Departamenti i lajmeve pranė Shėrbimit Doganor tė UNMIK-ut
Radio Kosova / ECIKS
|