|
Shqipėria ndanė edhe 33 mil. USD pėr rrugėn Durrės-Kukės
Tiranė, 14 dhjetor 2006 - Kur kanė mbetur edhe 20 ditė nga fundit i vitit qeveria shqiptare ka vendosur qė nė fondin e vitit 2006 tė ndajė edhe 33 milionė dollarė pėr autostradėn Durrės- Kukės. Kjo shumė ėshtė ndarė nga fondi prej 55 milionė dollarėsh, tė cilėn qeveria shqiptare e ka paraqitur si shumė tė kursyer nga ky vit. Pjesa tjetėr e mjeteve do t'i ndahet Korporatės Energjetike Shqipttare (KESH) pėr zbutjen e krizės energjetike dhe Ministrisė sė Punėve Publike. "Ndryshimet pėr buxhetin e shtetit pėr vitin 2006, do tė bėhen me akte-normative," thuhet nė shkresėn e qeverisė. Kėtė plan qeveria ia ka parashtruar edhe Kuvendit tė Shqipėrisė.
Kjo ėshtė kundėrshtuar nga deputetėt socialistė tė Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat, tė cilėt kanė hedhur dyshime mbi kursimin e shumės 55 milion dollarė, pėrdorimin e saj dhe mėnyrėn me tė cilėn qeveria po kėrkon pėrdorimin e saj. Sipas tyre pėr aksin rrugor tė autostradės Durrės- Kukės, Rrėshen- Kalimash vazhdojnė tė jepen fonde pa pasur ende njė projekt-zbatimi dhe kjo ėshtė njė shkelje e hapur. Socialistėt nuk kanė kundėrshtuar rėndėsinė e kėtij aksi rrugor, por kanė konstatuar se nuk ka transparencė nė lidhje me dhėnien e fondeve. "Janė dhėnė 50 milion dollarė dhe ju do tė jepni pėrsėri 30 milion dollarė.
Nuk e kuptoj, si mund tė jepni fonde kaq tė mėdha nė kėtė mėnyrė? Kėrkoj qė kontrata me "Bechtel" tė bėhet publike",- tha deputeti Erjon Braēe.
Express / ECIKS
|