|
Kush do ta ndėrtojė "Kosova C"
Prishtinė, 6 dhjetor 2006 - Mediat kosovare kanė publikuar tė dhėna mė tė hollėsishme pėr kompanitė qė kanė shprehur interesin tė investojnė nė zhvillimin e kapaciteteve energjetike nė Kosovė, pėrfshirė edhe ndėrtimin e termocentralit Kosova C. Nė mes tyre janė kompanitė nė vijim:
RWE Power AG
Ėshtė kompani gjermane, njė nga mė tė fuqishmet nė Evropė pėr prodhimin e energjisė. Gjenerimi i energjisė qė bėn kjo kompani vjen nga njė gamė e gjerė e energjisė primare: energjisė nukleare dhe asaj tė linjitit tė prodhuar nė minierat e veta nė Rhineland. Kompania ka 18.700 punėtorė. Kompania bazė RWE power ka tė ardhura vjetore prej 6.8 miliardė eurosh.
KazTransGaz
KazTransGaz ėshtė njė kompani nga Kazakistani, e themeluar nė vitin 2000. Pronar I vetėm i saj ėshtė kompania shtetėrore KazMunaiGaz. Ka nė pronė tė saj njė gazsjellės, duke poseduar me shitjet e gazit shtetėror. Pra, kjo kompani ėshtė mė tepėr e orientuar nė biznesin e gazit dhe prioritet kryesor tė biznesit nė vitet 2006-2007 ka pėrmirėsimin e sistemit transportues tė gazsjellėsit nė Azinė Qendrore.
ENBW-WGI
Me pesė milionė konsumatorė, EnBW me seli nė Karlsruhe, ėshtė kompania e tretė energjetike nė Gjermani. Kjo kompani ka 17.800 punėtorė dhe nė vitin 2005 shitjet e saj kanė arritur nė 10.77 miliardė euro. EnBW operon edhe nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Kjo kompani ėshtė e fokusuar fuqishėm nė sektorin e energjisė dhe pretendon tė ketė rol edhe mė tė rėndėsishėm nė kėtė fushė. Partneri i EnBW, Washington Group International ėshtė kompani mė tepėr e fokusuar nė shėrbime. Me 25.000 punėtorė dhe me njė shtrirje nė mė tepėr se 30 vende, WGI ofron shėrbime profesionale, shkencore, menaxheriale dhe zhvillim tė shėrbimeve nė shumė tregje botėrore. Kjo kompani luan njė rol tė madh edhe nė formimin e politikave energjetike.
CEZ-AES
CEZ ėshtė kompani energjetike ēeke, duke u radhitur nė top 10 tė kompanive energjetike mė tė mėdha tė Evropės. Qėllimi strategjik i kėsaj kompanie ėshtė tė bėhet lider i tregut energjetik nė Evropėn Qendrore dhe Juglindore. Pjesė e CEZ Group janė edhe tri kompani distribuuese tė energjisė nė Bullgari, njė nė Rumani si dhe dy termocentrale nė Poloni. Partneri i CEZ-it, kompania amerikane AES, ėshtė njė nga kompanitė mė tė mėdha nė botė nė sektorin e energjisė. AES-i gjeneron dhe distribuon energji elektrike nė 26 vende nėpėrmes njė grupi kompanish tė klasit botėror. Kjo kompani gjatė dy dekadave ėshtė rritur ndejshėm. AES-i bėn konceptualizimin, planifikimin, dhe ndėrtimin e termocentraleve energjetike.
Edison
Ėshtė kompani italiane qė ėshtė aktive nė ēdo sektor tė industrisė energjetike, nga gjetja e energjisė te prodhimi, distribuimi dhe shitja e energjisė elektrike dhe gazit natyror. Kapacitetet e energjisė elektrike tė Edison kanė njė kapacitet prej 8.200 megavatėsh. Edison ka 5.000 konsumatorė industrialė dhe mė shumė se 160 mijė konsumatorė rezidencialė si dhe 600 mijė konsumatorė, tė cilėt i ka arritur me partnerė lokalė.
EVN
Ėshtė njė nga kompanitė mė tė mėdha energjetike austriake. EVN-ja siguron energji, gaz natyror, nxehje dhe ujė. Kjo kompani ka -siguruar kontrollin nė dy furnizuesit bullgarė tė energjisė gjatė privatizimit tė tyre. EVN-ja ka marrė porosinė qė tė ndėrtojė ujė tė pijshėm dhe kanalizimin e ujėrave tė zeza nė Kroaci, Poloni dhe Rusi.
Enel
Ėshtė operator energjetik nė Itali. Kompania ėshtė e fokusuar nė gjenerim, distribuim dhe shitje tė energjisė elektrike dhe gazit natyror. Nė fund tė vitit 2005 Enel ka pasur kapacitete tė nstaluara energjetike prej 42.2 gigavatėsh. Enel gjatė vitit 2006 ka blerė kompaninė franceze pėr zhvillimin e energjisė me erė, Erelis SAS, dhe Hydro Quebec International Latin America Ltd. Enel do tė konkurrojė nė tenderin ndėrkombėtar pėr energjinė nga linjiti nė Kosovė me njėsinė e kompanisė publike greke tė energjisė, SENCAP (Kapitali Energjetik i Evropės Juglindore). Pjesė e SENCAP-it ėshtė edhe kompania amerikane Con-tour Global, qė thuhet tė jetė e afėrt me familjen e presidentit amerikan, George W Bush.
BOT
Ėshtė kompania kryesore energjetike nė Poloni.
EXPRESS / ECIKS
|