Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Nisi gara pėr energjetiken


Prishtinė, 3 dhjetor 2006 — Ministria e Energjetikės dhe Minierave (MEM) ka pėrmbyllur fazėn e shprehjes sė interesit pėr investimet nė kapacitetet e reja energjetike.

Kompania energjetike nga Ēekia, CEZ ėshtė e vetmja qė ka konfirmuar pjesėmarrjen nė kėtė fazė tė investimeve. "Po, kemi marrė pjesė nė kėtė fazė. Nuk mund tė them asgjė mė tepėr," tha Bajram Rexhepi, pėrfaqėsues i kėsaj kompanie qė kohė mė parė ka hapur zyrėn nė Prishtinė. Ndėrsa, MEMi ka qenė krejtėsisht jotransparent ndaj kėtij procesi, duke ruajtur me fanatizėm emrat e investitorėve potencialė nė projektin mė madhor tė Kosovės. Ndėr kompanitė tjera tė interesuara janė edhe konzorciumi greko-amerikan, i pėrbėrė nga kompanitė CounturGlobal, qė thuhet tė jetė e afėrt me familjen e vetė presidentit amerikan, George W Bush dhe asaj shtetėrore greke, DEI. Kompani tjetėr qė ka shprehur interesim ėshtė edhe Basic Element, kompani e miliarderit rus, Oleg Deripaska.

Por, gara ėshtė shumė mė e nxehtė, ngase interesim nė dėgjimin e parė publik tė projektit kanė marrė pjesė dhjetėra kompani botėrore me mbi 100 pėrfaqėsues.

Sipas planeve tė MEM-it, pas fazės sė parė do tė bėhet edhe shpallja e tenderit, e cila do tė pėrmbyllet nė vitin 2007 dhe kontrata do tė nėnshkruhet nė fillim tė vitit 2008.

Sipas MEM-it, Qeveria e Kosovės do tė sigurojė shėrbimin e Kėshilltarit tė Transaksionit, tė financuar pėrmes grantit tė Bankės Botėrore, pėr tė shėrbyer si pėrcjellės i informatave, dokumentacionit dhe dokumenteve ligjore tė kėrkuara nga investitorėt potencialė qė janė nė listėn e shkurtėr, dhe tė zhvillojė propozimin pėr projekt nė formė tė KPPsė (Kėrkesa pėr propozim).

Kėshilltari i Transaksionit pritet tė fillojė punėn nė fillim tė vitit 2007, ndėrsa pas kėsaj do tė pasojė shpallja e KPP-sė. Nė bazė tė projektit, shpallja e ofertuesve tė parakualifikuar do tė bėhet jo mė vonė se nė fund tė tremujorit tė parė tė vitit 2007.

"Pėr shkak tė kompleksitetit tė vet, pėr kėtė projekt do tė konkurrojnė kompani shumė tė fuqishme ose konsorciume tė pėrbėra nga kompani tė kualifikuara private. Procesi i konkurrimit do tė jetė i hapur, transparent dhe jodiskriminues pėr tė gjithė ofertuesit dhe ky proces do tė pėrmbyllet me nėnshkrimin e kontratės nė fillim tė vitit 2008.

Ofertuesi do tė jetė pėrgjegjės pėr implementimin e tė gjithė komponentėve tė projektit," thuhet nė projekt.

Por, ky plan i MEM-it jo nga tė gjithė konsiderohet adekuat. Partia Reformiste ORA, konsideron se me kėtė hap institucionet qė kanė marrė vendim pėr njė gjė tė tillė kanė dėshmuar njė dėshtim tė programuar. "Hapja e kėtij procesi tė tenderit pėr investime nė energjetikė, ėshtė dėshtim i programuar", tha Genc Gorani, deputet i ORA-s, dhe anėtar i Komisionit pėr energjetikė nė Kuvendin e Kosovės.

Sipas Goranit, kjo ėshtė njėra ndėr zgjidhjet mė tė kėqija qė do tė mund tė ndodhte, pėr investimet nė resurset mė tė mėdha tė Kosovės.

"Ne para njė muaj e gjysmė e kemi publikuar njė dokument pėr ndėrrimin e modelit tė investimeve nė energjetikė. Ne jemi kundėr investimeve momentale nė Sibofc, sepse konsiderojmė se ende nuk ėshtė koha e duhur tė bėhet njė gjė e tillė", shtoi ai.

Gorani pėrmendi njė plan nė pika tė shkurtra se si mund tė favorizoheshin kosovarėt duke pėrfituar nga investimet nė energjetikėn kosovare. Sipas idesė qė ai pėrmendi, ēdo qytetari tė Kosovės do t'i jepej mundėsia tė jetė aksionar nė energjetikėn e Kosovės.

"Kėto resurse natyrore,tė cilat janė edhe bazė e investimeve, do tė duhej tė privatizoheshin nė njė mėnyrė shumė mė tė mirė. Shuma e cila ėshtė planifikuar tė shitet apo tė investohet nė tė, rreth 40 pėr qind do t'i takonte popullit tė Kosovės, nė kėtė mėnyrė ēdo qytetar do tė kishte tė drejtė tė jetė edhe aksionar nė tė. 20 pėr qind do tė duhej t'i mbetej Qeverisė, e cila, pasi tė definohej statusi i Kosovės, mund tė marrė kredi pėr tė investuar qė ajo pjesė t'i takojė shtetit tė Kosovės. Ndėrsa 40 pėr qind qė do tė mbetej, do t'iu jepej hapėsirė investitorėve ndėrkombėtarė, tė cilėt janė tė interesuar tė investojnė nė Kosovė", tha Gorani.


Kriteret per zgjedhjen e ofertuesve

Ofertuesi potencial (drejtpėrdrejt ose sė bashku me njė ose mė shumė ofertues tė mundshėm sė bashku) duhet t'i pėrmbushė kriteret vijuese minimale pėr t'u kualifikuar si "ofertues i parakualifikuar":

1) Ka pasur zhvillime nė fushė tė gjelbėr, gjenerim tė energjisė elektrike me ndezje tė qymyrit apo linjitit, qė janė duke u ndėrtuar ose janė operative, me fuqi prej mė shumė se 2.500 MW;

2) Ka pasur rritje nė mė shumė se 2 miliardė euro borxh nė mbėshtetje tė projekteve tė ose nėpėrmjet financimit afatgjatė tė korporatave deri mė 30 nėntor 2006 nė sektorin e energjisė dhe/ose minierave; ose ka sė paku 2 miliardė euro rezerva tė lira tė parave tė gatshme, siē ėshtė deklaruar nė deklaratėn e revizionuar financiare tė fundvitit 2005;

3) Ka zhvilluar dhe ėshtė duke operuar, deri mė 30 nėntor 2006, miniera qė prodhojnė mė shumė se 20 milionė tonė nė vit thėngjill ose linjit dhe kontrollon ose operon me njė ose mė shumė kompani dhe/ose ka koncesione tė gjenerimit tė energjisė me njė kapacitet tė pėrgjithshėm prej sė paku 10.000 MW deri mė 30 nėntor 2006.

Nė rast se kėto kritere minimale nuk mund tė plotėsohen nga njė ofertues i ardhshėm (nė mėnyrė direkte ose sė bashku me anėtarėt e njė ofertuesi tė ardhshėm), njė ofertues i tillė mund tė formojė me kompani tė tjera njė konsorcium ofertues, i cili do t'i plotėsojė tė gjitha kėto kritere minimale; mirėpo vetėm nėse secili anėtarė i konsorciumit tė tillė plotėson sė paku njė nga kėto kritere minimale.



Aspektet financiare te projektit sipas MEM-it

Ndėrtimi i njė termocentrali tė ri tė bazuar nė linjit, me njė kapacitet tė pėrgjithshėm tė instaluar nė mes tė 1.800-2.100 MW do tė kryhet nė dy faza nė njė vend afėr Kosovės B. Faza e parė pritet tė jetė funksionale nė mes tė viteve 20012 dhe 2014. Kėrkesat e pėrgjithshme tė vlerėsuara pėr investime pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri janė rreth 2.3 - 2.7 miliardė euro. Do tė hapen 1.500 vende tė reja tė punės; Do tė ketė njė bruto qarkullim vjetor prej 650 milionė euro; Do tė sigurohen 150 milionė euro tė hyra vjetore pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės.


Gazeta Express / ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail