|
Tė varur nga rrjeti energjetik i Kosovės
29 nėntor 2006 - Energjia kalon vetėm nga Kosova. Nė kushtet e njė situate tė rėnduar energjetike nė rajonin e Ballkanit, pėr shkak tė rritjes sė konsumit, por edhe tė paralajmėrimit pėr mbylljen e dy reaktorėve bėrthamorė nė Kozloudi tė Bullgarisė, sytė e KESH-it, por edhe tė Korporatės Greke tė Energjisė janė nga Kosova. Shqipėria dhe Greqia janė dy vendet e vetme nė rajon qė importin e energjisė e bėjnė nėpėrmjet linjave tė tensionit tė lartė qė kalojnė nga Kosova.
Njė defekt i mundshėm nė kėto linja ėshtė i aftė tė lerė me ditė tė tėra pa drita vendin tonė, por edhe Greqinė fqinje. Optimist ėshtė fakti se, pėr shkak tė uljes sė importit tė energjisė nga Bullgaria, kėto linja transiti mendohet tė jenė mė pak tė ngarkuara se vitin e kaluar. Kjo pėr shkak se nuk ka mė asnjė shans pėr osmbylljen e dy reaktorėve bėrthamorė nė Kozloudi tė Bullgarisė. Lobingu, qė shtetet e rajonit i bėnė Bashkimit Evropian pėr shtyrjen tė paktėn 3-mujore tė mbylljes sė tyre, ka dėshtuar tėrėsisht. Kėtė fakt e ka konfirmuar pėr shtypin ministri i Jashtėm bullgar, Ivalio Kalfin. Sipas tij, mbyllja e dy reaktorėve ėshtė e parashikuar nė marrėveshjen e asocimit me BE-nė, dhe nėse Bullgaria do tė kėrkojė ndryshime nė marrėveshje, atėherė ato duhet tė ratifikohen nga vendet anėtare, gjė qė kėrkon mė shumė kohė sesa njė muaj.
Kriza e paralajmėruar energjetike nė rajonin e Ballkanit, qė pėrfshin edhe Shqipėrinė, mund tė zgjidhej vetėm nga Bashkimi Evropian. Alternativa e vetme ishte shtyrja e afatit pėr mbylljen e reaktorėve bėrthamorė nė Bullgari, gjė qė pėr momentin duket e pamundur, ndėrsa zgjidhja tjetėr ėshtė transitimi i energjisė nga vendet e Evropės Qendrore. Pėr shkak tė mbylljes sė centraleve nė Bullgari, Shqipėria do tė kėrkojė qė transitimi i energjisė tė bėhet pėrmes linjave qė kalojnė nga Serbia dhe Kosova dhe qė mendohet tė jenė tė superngarkuara.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ėshtė duke zhvilluar tenderin e hapur ndėrkombėtar pėr blerjen e energjisė elektrike nga importi dhe kjo vetėm pėr sa i pėrket vitit 2007. KESH-i do tė blejė nė total 2 miliardė MWh energji elektrike pėr tė gjithė vitin e ardhshėm, ndėrkohė qė fondi limit ėshtė 162 milionė euro, ku pėrfshihen TVSH-ja dhe taksat doganore pėrkatėse.
Shqip / ECIKS
|