|
Ēeku: Kosova pranon sfidėn e integrimeve evropiane
Prishtinė, 24 nėntor 2006 - Qeveria e Kosovės ėshtė vetėdijshme se procesi i integrimit evropian ėshtė njė sfidė e vėrtetė, por njė sfidė e pranueshme, ka deklaruar kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, nė takimin e njėmbėdhjetė tė Mekanizmit Pėrcjellės tė Procesit tė Stabilizim-Asociimit pėr Kosovėn. Takimi u bashkėkryesua nga kryeministri Agim Ēeku, kryeadministratori Joakim Ryker, si dhe Genoveva Ruiz Calavera, nga Komisioni Evropian.
Kryeministri Ēeku nė fjalėn e tij tha : Qeveria e Kosovės ėshtė shumė e vetėdijshme se procesi i integrimit evropian ėshtė me tė vėrtetė njė sfidė, njė sfidė e pranueshme. Qeveria e sheh agjendėn e reformave evropiane nė politikė dhe nė administratė si njė proces udhėrrėfyes, i cili do tė shpie drejt reformave tė brendshme nė Kosovė, si dhe drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike e funksionale, tha kryeministri Ēeku. PSSP Joachim Rücker theksoi se gjatė kėtyre viteve tė qėndrimit tim kėtu, unė jam dėshmitar i njė dialogu mė tė intensifikuar dhe mė tė mirė ndėrmjet autoriteteve tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė Komisionit Evropian. Ndėrsa, zonja Ruiz Calavera theksoi se udhėheqėsit si dhe shoqėria kosovare duhet tė mbesin tė pėrkushtuar nė pėrmbushjen e standardeve, si rruga mė e mirė pėr tė arritur njė status tė qėndrueshėm nė tė ardhmen, si dhe pėr ta bėrė Kosovėn njė vend mė tė mirė pėr tė gjithė. Nė qendėr tė bisedimeve ishte raporti i Komisionit Evropian mbi pėrparimin e Kosovės, i publikuar mė 8 nėntor tė kėtij viti. Komisioni ka vlerėsuar pėrparimin qė Kosova ka bėrė kėtė vit, duke theksuar kalimin e mėtejmė tė kompetencave tek IPVQ-tė, e veēanėrisht krijimin e Ministrisė sė Drejtėsisė, si dhe asaj tė Punėve tė Brendshme. Ndėrsa nė fushėn e ekonomisė ėshtė lėvduar hartimi i politikave afatmesme ekonomike dhe i kornizės sė parė tė shpenzimeve, privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore, si dhe koorporatizimi i ndėrmarrjeve publike. Komisioni gjithashtu ka vėnė nė pah fushat ku lipset njė pėrparim shumė mė i madh, siē ėshtė zhvillimi i mėtejmė i organeve tė drejtėsisė, si dhe luftimi mė efikas i korrupsionit, krimit tė organizuar dhe trafikimit. Pėrqendrimi i institucioneve tė Kosovės nė ēėshtjen e statusit nganjėherė ka vonuar disa reforma tė rėndėsishme, si reformat e gjithanshme nė shėrbimin civil. Pėr mė tepėr pakicat vazhdojnė ende tė jetojnė nė kushte tė vėshtira. Komisioni theksoi rėndėsinė e dialogut dhe tė monitorimit tė rregullt, siē ėshtė theksuar edhe nė raportin mbi pėrparimin e Kosovės. Autoritetet e Kosovės duhet ta pėrdorin kėtė si njė standard themelor nė pėrpjekjet pėr tė forcuar qeverisjen e mirė. IPVQ-tė u zotuan se do tė punojnė nė mėnyrė energjike nė ēėshtjet e identifikuara nė raport dhe nė pėrmbushjen e prioriteteve tė Partneritetit Evropian. Komisioni Evropian do tė vazhdojė ti mbėshtesė pėrpjekjet e Kosovės. Ndihma financiare e BE-sė pėr Kosovėn nė vitin 2006 kap shumėn prej 59.5 milionė eurosh, ndihmė kjo e cila do tė rritet edhe mė me instrumentin pėr ndihmė tė para-hyrjes, i cili do tė aplikohet qė nga viti 2007. Tė gjitha palėt shprehėn kėnaqėsinė e tyre me takimin konstruktiv, dhe nėnvizuan se do tė vazhdojnė tė punojnė ngushtė sė bashku nė ruajtjen e pėrparimit qė Kosova ka bėrė nė agjendėn e saj evropiane, thuhet nė njė kumtesė pėr media tė lėshuar nga Zyra pėr informim e Komisionit Evropian, nė Prishtinė.
RTK / ECIKS
|