Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

BPB drejt shitjes !


Prishtinė, 22 nėntor 2006 - Banka Private e Biznesit shumė shpejt mund ta ndėrrojė pronėsinė. Deri tani, sipas burimeve tė gazetės, te kjo bankė sytė i ka tė drejtuar njėri ndėr biznesmenėt mė me zė nė Kosovė, Ekrem Lluka. Sipas burimeve tė gazetės Express, Lluka dhe kompania e tij, Dukagjini kanė shprehur interesim tė fusin njė pjesė tė kapitalit tė tyre, duke i blerė njė pjesė tė konsiderueshme tė aksioneve. Zyrtarisht as nuk ėshtė mohuar dhe as nuk ėshtė pohuar nėse aksionet e Bankės pėr
Biznes Privat janė nė shitje apo jo. Nė Bankėn pėr Biznes pėrgjigjja e vetme ka qenė "pa koment".

"Unė kontaktova me ta, zėvendėsdrejtorin, por nuk ka pėrgjigje. Pėrgjigjja e vetme ėshtė "pa koment", kaq unė mund tė them dhe asgjė mė shumė", tha pėr gazetėn Vjollca Hashimi, nga Banka pėr Biznes Privat e Kosovės. Ndėrsa nė Bankėn Qendrore tė Kosovės deklarohen se nuk janė nė dijen nėse Banka pėr Biznes ėshtė duke kėrkuar aksionarė potencialė. "Banka Private e Biznesit ėshtė duke zhvilluar aktivitetin e saj normalisht. Kjo do tė thotė se nuk kemi informata qė ajo ėshtė nė shitje", ka deklaruar pėr Express, Shkėndije Himaj, menaxhere pėr marrėdhėnie me jashtė nė Bankėn Qendrore tė Kosovės.

Aksionarė themelues tė BPB-sė janė disa kompani kosovare si dhe banka italiane, Banka Di Cividale. Banka Private e Biznesit dhe Banka Ekonomike janė banka me kapital vendor qė deri sot nuk ka pasur ndonjė lėvizje tė madhe nė ndryshimin e pronėsisė sė aksioneve. Para afro njė viti ėshtė shitur njė pjesė e aksioneve tė
Kasabank te Factor Banka sllovene. Shitje tė aksioneve ka pasur edhe nė Bankėn e Re tė Kosovės, por kjo lėvizje ėshtė bėrė nėpėrmes kapitali vendor. Ndėrkohė,
komplet aksionet e ish- Bankės Amerikane tė Kosovės i kishte blerė Raiffeisen Bank, duke paraqitur njėrin nga investimet mė tė mėdha nė kapitalin privat deri sot.

Ishte pėrfolur shumė edhe pėr bashkimin eventual tė tri bankave kosovare, pėr tė krijuar njė bankė mė tė fuqishme, nė mes tė BPBsė, Bankės Ekonomike dhe BRK-sė por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. I cilėsuar vite me radhė si mjaft stabil, tregu bankar nė Kosovė ishte dridhur nė fillim tė kėtij viti me falimentimin e Bankės Kreditore tė Prishtinės, pas dėshtimit tė rritjes sė kapitalit dhe problemit madhor me kredi, moskthimi i tė cilave filloi tė sillte miliona euro humbje nė muaj, gjė qė e bėri atė jolikuide dhe Banka Qendrore ia mori licencėn.

Express / ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail