|
Aeroporti i Prishtinės me menaxhim kosovar
Prishtinė, 20 nėntor 2006 - Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės (ANP), ėshtė ndėrmarrja e fundit publike qė menaxhohet nga stafi ndėrkombėtar. Por, edhe kjo kompani llogaritet si njėra ndėr kompanitė publike profitabile, sė bashku me Postėn dhe Telekomunikacionin e Kosovės (PTK), dhe Korporatėn Energjetike tė Kosovės (KEK), ku nė kėto tė dyja tashmė janė zgjedhur drejtorėt prej stafit lokal.
Vetė fakti se kėto kompani janė profitabile, tregon edhe interesimi i ndėrkombėtarėve pėr menaxhimin e tyre edhe mė tutje. Konkursi qė ėshtė hapur pėr postin e drejtorit tė ANP-sė, edhe pse quhet kosovarizim i menaxhimit, ka bėrė qė mjaft ndėrkombėtarė tė konkurrojnė pėr kėtė post, por tė drejtat pėr kėtė post pėr ndėrkombėtarėt janė tė kufizuara tashmė, pasi qė kompetencat e kėtyre kompanive publike pritet veē tė transferohen te vendorėt.
Deri mė 20 nėntor ėshtė konkursi i hapur. Deri tash kanė konkurruar 9 persona, prej tyre pesė vendorė dhe katėr tė huaj. Por, ky konkurs ėshtė i hapur vetėm pėr stafin lokal, por ne kemi konsideratė dhe falėnderojmė tė gjitha ata tė huaj qė kanė konkurruar nė kėtė konkurs, tha Skėnder Bucolli, zėdhėnės nė ANP.
Zgjedhja e kėtij posti do tė bėhe tnė mėnyrė transparente, thanė zyrtarėt e ANP-sė, dhe njė staf prej shtatė personave edhe do ta zgjedhė drejtorin e ri tė ANP-sė, ndėrsa dy prej kėtyre shtatė personave nuk do tė kenė tė drejtė vote pėr ta zgjedhur drejtorin e ri, por pėr cilėt persona bėhet fjalė ende nuk dihet.
Kjo zgjedhje do tė bėhet nė mėnyrė transparente, do tė jenė shtatė anėtarė intervistues, tė cilėt do ti intervistojnė njė nga njė dhe mė nė fund edhe do ta zgjedhin drejtorin e ri. Stafi i anėtarėve tė panelit intervistues pėrbėhet prej tre anėtarėve tė bordit, njė nga Shtylla IV, njė nga UNMIK-u, njė nga Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės, dhe njė nga Islanda. Por, dy prej shtatė anėtarėve nuk kanė tė drejtė vote pėr ta zgjedhur drejtorin e ri, shtoi ai.
Qė tė jetė konkursi me sa mė shumė konkurrencė, menaxhmenti i ANP-sė ka ftuar tė gjithė stafin e lartė tė kėsaj kompanie qė tė konkurrojė pėr kėtė post. Ndėrsa, janari mund tė jetė muaji i fundit kur do tė bėhet edhe zgjedhja e drejtorit tė ri. Drejtori menaxhues, nė
bashkėpunim me Bordin e drejtorėve, kanė inkurajuar tė gjithė stafin e lartė tė Aeroportit qė tė konkurrojė pėr kėtė post, por deri tash asnjė nga ta nuk ka konkurruar. Ndėrsa finalizimi i zgjedhjes sė drejtorit tė ri do tė bėhet kah fundi i dhjetorit, apo eventualisht kah mesi i janarit, tha zėdhėnėsi Bucolli.
Deri tani thuhet tė kenė konkurruar ish-drejtori i hotelit Grand Prishtina, Zekė Ēeku, dhe zėvendėsdrejtori aktual i ANP-sė, Afrim Aziri. Por, ky i fundit tha se nuk mund tė flasin asgjė rreth procesit tė pėrzgjedhjes.
EXPRESS / ECIKS
|