|
Planifikohet konferencė e donatorėve pėr Kosovėn
Uashington/Prishtinė 14 nėntor - Ministri i Ekonomisė dhe Financave Haki Shatri, gjatė vizitės sė tij nė Amerikė ėshtė takuar me zyrtarė tė lartė tė Departamentit tė Shtetit, ku vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar asistencės sė SHBA sė pas zgjidhjes se statusit tė Kosovės. Gjatė njė takimi, Thomas Adams, koordinator i asistencės sė SHBA-ve pėr Evropė dhe Euroazi, e njoftoi ministrin Shatri me aktivitetet e Departamentit tė Shtetit lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe pėr planifikimin e konferencės sė donatorėve pėr Kosovėn dhe Bankėn Botėrore lidhur me borxhin e jashtėm, tė cilin do ta trashėgojė Kosova pas zgjidhjes tė statusit. Z. Adams theksoi se edhe pas ndryshimeve nga zgjedhjet e fundit lokale, nė Kongres ekziston gatishmėri dhe tė gjithė janė tė mendimit pėr asistencė tė mėtejshme pėr Kosovėn. Ndėrsa Shatri shprehu vendosmėrinė pėr tė punuar nė drejtim tė arritjes sė qėllimeve tė pėrbashkėta me miqtė e Kosovės, nė veēanti me SHBA nė. "Unė jam shumė optimist pėr tė ardhmen e Kosovės dhe mė vjen mirė qė po punohet seriozisht pėr vjeljen e sa mė shumė fondeve pėr ta mbėshtetur Kosovėn edhe pas zgjidhjes tė statusit. Gjithashtu ne kemi kėrkuar nga Banka Botėrore t'i identifikoje prioritetet pėr tė cilat donatoret do tė mund tė zotoheshin pėr asistence nė konferencėn e donatorėve", tha z. Adams. Gjithashtu ai shtoi se disa nga prioritetet themelore do tė ishin mbėshtetja buxhetore, mbėshtetja ne sektorin e energjisė, sektorin e edukimit, ngritjen e kapaciteteve, si dhe nė zbutjen e papunėsisė, pėrfshirė kėtu edhe rajonet e banuara me minoritetin serb, ku Qeveria amerikane, sipas zotit Adams, ėshtė e gatshme tė ofrojė ndihmėn e saj nė realizimin e kėtyre prioriteteve. Ministri Shatri tha se do tė punohet nė kėto drejtime pavarėsisht nga vėshtirėsitė tė cilat po hasen sidomos me bojkotimin e komunitetit serb pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė proceset buxhetore dhe nė proceset tjera nė tė cilat po ecėn Kosova. "Sidoqoftė, Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar qė tė punojė pėr tė mirėn e qytetarėve tė saj, pavarėsisht se nė cilėn pjesė tė Kosovės jetojnė dhe cilit nacionalitet i pėrkasin ata", u shpreh ministri Haki Shatri. Mė tej, zoti Adams inkurajoi ministrin Shatri qė tė punohet posaēėrisht nė dy drejtime, tė cilat janė kyēe pėr vazhdimėsinė e asistencės te SHBA ve dhe tė donatoreve tjerė pėr Kosovėn. Kėto dy ēėshtje janė: marrja e masave antikorrupsion (edhe pse zoti Adams u shpreh se kjo dukuri negative krahasuar me vendet e rajonit nė Kosovė ėshtė mė pak e theksuar), dhe qė planet pėr zhvillim duhet tė pėrfshijnė tė gjitha rajonet e Kosovės dhe tė gjitha bashkėsitė etnike tė cilat jetojnė nė Kosove. "Duhet tė demonstrojmė qė Kosova mund tė jetė njė vend demokratik dhe multietnik", u shpreh zoti Adams. Diskutimi pėrfshiu edhe njė sėrė temash tė tjera tė rėndėsishme pėr Kosovėn, siē janė marrėveshjet pėr tregti tė lirė, menaxhimi i borxhit tė jashtėm, aspektet e krijimit tė njė force tė re pėr siguri etj.
ECIKS / QIK
|