|
Autostradė edhe Prishtinė - Shkup
Prishtinė, 14 nėntor, 2006 - Brenda kėtij viti do tė pėrmbyllen tė gjitha punimet pėr rregullimin e infrastrukturės periferike rrugore tė kryeqytetit, thanė pėr KosovaLive zyrtarė tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė Telekomunikacionit (MTPT), ndėrkohė qė paralajmėruan se nė vitin 2007 do tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e autostradės Prishtinė - Shkup.
Zėdhėnėsi i MTPT-sė, Shefki Ukaj, tha se aktualisht janė nė pėrfundim tė asfaltimit tė rrugės regjionale Prishtinė - Shkup M2, segmenti i rrugės Veternik - Ēagllavicė.
"Aktualisht kanė filluar punimet e fazės sė tretė tė rikonstruimit tė rrugės magjistrale, ndėrkohė qė punėt e dheut dhe tamponit kanė pėrfunduar", tha Ukaj, duke shtuar se projekti i zgjerimit tė rrugės magjistrale ishte i domosdoshėm, pasi qė aty pėrherė krijohej njė fyt i ngushtė nė trafik.
Ndėrkohė, zvarritjen e punimeve tė kėtij projekti kaq tė rėndėsishėm pėr Prishtinėn, zyrtarė tė MTPT-sė e arsyetojnė me disa problemeve rreth zhvendosjes sė tri shtyllave elektrike.
"MTPT-ja ka arritur tė bėjė zgjidhjen e kėtij problemi duke lidhur njė marrėveshje bashkėpunimi me Korporatėn Energjetike tė Kosovės (KEK), pėr zhvendosjen e tri shtyllave elektrike nė njė vend tjetėr", tha Ukaj, duke shtuar se shpenzimet e zhvendosjes sė tyre janė kryer nga tė dy tė palėt.
Investitori i vetėm i kėtij projekti rrugor ėshtė MTPT-ja, e cila pėr kėtė rrugė tė gjatė dy kilometre ka investuar afro 2 milionė euro, ndėrkohė, sipas zyrtarėve, tė MTPT-sė, kjo rrugė do tė ketė 4 shirita, tė cilėt do tė shėrbejnė pėr automjetet nė tė dy kahet. Ndryshe, synimi kryesor i zyrtarėve tė MTPT-sė, ėshtė ndėrtimi i njė autostrade, e cila do tė lidhė magjistralen Prishtinė - Shkup.
Sipas Ukajt, gurthemeli i kėsaj autostrade mendohet tė vihet vitin e ardhshėm, pasi qė, sipas tij, ėshtė duke u punuar rreth punimit tė kėtij projekti kaq tė rėndėsishėm. Ndėrkohė, ai tha se realizimi i kėtyre projekteve tė rėndėsishme rrugore nė periferi tė Prishtinės ka mundėsuar njė komunikacion mė tė lehtė.
MTPT-ja nė kėtė pjesė tė Prishtinės, po ashtu ka bėrė zgjerimin e rrugės magjistrale M2 nga Stacioni i Autobusėve deri te pompa e karburanteve "Kosova Petrol". MTPT-ja pėr ketė rrugė tė gjatė rreth njė kilometėr ka investuar rreth 700 mijė euro, ndėrkohė kjo rrugė aktualisht ėshtė e gjerė 7 metra, 3.5 metra nė mes, e cila ėshtė paraparė tė jetė hapėsirė gjelbėruese, ndėrkaq trotuaret e kėsaj rruge janė tė gjera 2.80 metra.
ECIKS / KosovaLIve
|