|
Nė Vjenė hapet pėrfaqėsia e IPAK
Vjenė, 7 nėntor 2006 - Nisma Ekonomike pėr Kosovėn - ECIKS do ta pėrfaqėsojė Agjencinė Kosovare pėr Promovimin e Investimeve - IPAK nė rajonin gjermanofolės. Projekti financohet nga Agjencia Austriake pėr Zhvillim - ADA, implementohet nga ECIKS dhe pėrkrahet nga Ministria pėr Tregti dhe Industri. Nė ceremoninė e hapjes sė pėrfaqėsisė nė Vjenė ishin tė pranishėm Ministri pėr Tregti dhe Industri z. Bujar Dugolli, perfaqesuesi i Agjencisė Austriake pėr Zhvillim Dr. Hubert Neuwirth, kryeshefi ekzekutiv i IPAK z. Ejup Fejza, kryetari i OEK z. Besim Beqaj, z. Ilir Salihu nga AKM, ambasadori i Shqiperise ne Vjene z. Valter Ibrahimi si dhe te ftuar tė tjerė nga institucionet kosovare dhe qeveria Austriake.
Udhėheqėsi i projektit dhe kryetari i ECIKS z. Kujtim Dobruna gjatė fjalimit tė hapjes ka potencuar se pėrmirsimi i gjendjės sė tashme ekonomike nė Kosovė kėrkon nisma tė reja, kreativitet dhe pėrgjigje urgjente. Prandaj ECIKS gjatė implementimit tė projektit do tė ketė njė qasje pro-aktive duke trokitur nė dyert e investitorėve potencial pėr t'i informuar drejtėpėrsėdrejti ata pėr potencialin e vendit tonė, ambientin e biznesit dhe bazėn ligjore, si dhe duke ofruar asistencė tė drejtėpėrdrejtė pėr ti lehtėsuar investimet e huaja nė Kosovė.
Ministri Dugolli ne emer te Qeverise se Kosoves dhe Ministrise per Tregti dhe Industri, duke e shpallur pėrfaqėsinė nė Vjenė tė hapur, falenderoi Qeverinė Austriake dhe nė vecanti Agjencinė Austriake pėr Zhvillim e cila ka pėrkrahur dhe me fondet e saj ka mundėsuar hapjen e kėsaj zyre. Ministri Dugolli vlerėsoi se realizimi i kėtij projekti dhe hapja e kėsaj zyre dėshmoi se Kosova ka resurse tė mjaftueshme humane nė diasporė dhe ky ėshtė njė shembull i mirė se si duhet tė mobilizohen kėto resurse me qellim te promovimit te potencialeve te Kosoves per investime dhe permirsimin e imazhit te Kosoves jo vetem ne vendet gjermanofolese por edhe me gjere.
Perfaqesuesi i ADA-s Dr. Hubert Neuwirth, ka thėnė se financimi i kėtij projekti tė rėndėsishėm ėshte vazhdim i angazhimit tė qeverisė Austriake pėr tė ndihmuar Kosovėn dhe ekonominė e saj, dhe se promovimi i investimeve nga rajoni gjermanofolės, pėrfshirė kėtu edhe Austrinė, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė kėtė.
Prezenca nė Internet e zyres sė IPAK nė Vjenė do tė jetė sė shpejti e gatshme nė adresėn www.ipa-ipgc.org
ECIKS
|